Video sensibilizuese, femrat dhe siguria rrugore

0
788

Programi Ndërkombëtar i Vlerësimit të Rrugës (iRAP), ka gjetur një mënyrë të veçantë për të uruar femrat në ditën e festës së tyre më 8 Mars. Një video që tregon shembuj të angazhimit të femrave në drejtim, në sektorin e lëvizshmërisë, duke ndikuar në uljen e fataliteteve në rrugë.

“Deklarata e Stokholmit 2020, bën një lidhje të qartë midis barazisë gjinore dhe sigurisë rrugore. Nuk është rastësi që vendet me rrugët më të sigurta, janë gjithashtu edhe më të drejtat për sa i përket barazisë gjinore.

Femrat në drejtim në transport, ndihmojnë në krijimin e një bote më të mirë nga rreziku i lartë në rrugë. Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, iRAP e feston duke theksuar rolin shumë të rëndësishëm të femrave në drejtim në transport duke i bërë rrugët dhe sistemet e transportit nëpër botë, më të sigurta.

“E dini se më shumë se gjysma e punonjësve të iRAP janë femra? Për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ne u bashkuam për të sjellë te ju këtë video”, bën të ditur Programi Ndërkombëtar i Vlerësimit të Rrugës në urimin e tij për Ditën Ndërkombëtare të Gruas duke e shoqëruar me videon shumë domethënëse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here