Hapen regjistrimet për FIA Motorsport Games 2024

0
333

Janë hapur regjistrimet për FIA Motorsport Games 2024, edicioni i tretë i këtij eventi ndërkombëtar ku pilotë nga Autoritetet Kombëtare Sportive (ASN) nga e gjithë bota përfaqësojnë shtetin e tyre në një numër të konsiderueshëm disiplinash të motorsportit.
Edicioni i këtij vitit do të zhvillohet në Valencia të Spanjës, pas Romës (2019) dhe Marsejës në Francë në vitin 2022.

FIA Motorsport Games u krijuan për të bashkuar shtetet në garat e motorsportit duke kombinuar sportin me kulturën dhe edukimin për të krijuar një mjedis që ngre vlerat e respektit, unitetit dhe mundësive të barabarta. Pilotë nga e gjithë bota do të garojnë në disiplinat e ndryshme të motorsportit për fitimit e medaljeve të arta, argjendit dhe bronzit.
Regjistrimet u hapën zyrtarisht më 4 mars për Autoritetet Kombëtare Sportive (ASN) të FIA-s për të zgjedhur konkurrentët që do të përfaqësojnë flamurin e shtetit të tyre.
FIA Motorsport Games 2022 ishte një sukses masiv, me 72 shtete pjesëmarrëse dhe 463 konkurrentë që garuan në 16 kategori të ndryshme. Edicioni i tretë do të jetë edhe më i madh, me numrin e kategorive që do të zgjerohet në 26 në gjashtë disiplina kryesore – Circuit, Rally, Off-Road, Karting, Electric Street dhe Esports.
Qyteti spektakolar i Valencias do të presë ceremoninë e hapjes dhe mbylljes për FIA Motorsport Games 2024 ndërsa do të jetë gjithashtu shtëpia e garave në Esports.
Pilotët garojnë për tu ngjitur në podium për të fituar medalje ari, argjendi dhe bronzi. Përveç trofeut të lakmuar për shtetin fitues, do të ketë trofe rajonalë për Afrikën, Amerikën, Azi-Paqësorin, Evropën dhe Lindjen e Mesme/Afrikën e Veriut (MENA).
Çmimet shtesë përfshijnë trofeun NeëStar për shtetin, talentet e ardhshme të të cilit shkëlqejnë në kategoritë bazë dhe një trofe AllStar për shtetin me performancën më të mirë në kategoritë e rezervuara për pilotë më të njohur.
“Koncepti I një gare mes shteteve e bën FIA Motorsport Games një festë unike të motorsportit,” thotë Drejtori Sportiv i Cirkuitit në FIA, Marek Naëarecki.
“Rritja e eventit ka qenë mbresëlënëse. Ne kaluam nga gjashtë gara dhe 49 shtete pjesëmarrëse në edicionin e parë, në 16 gara dhe 72 shtete në 2022. Këtë tetor në Valencia do të kemi 26 disiplina dhe presim një interes edhe më të madh nga Autoritetet Kombëtare Sportive, që shpresojmë se do të përkthehet në regjistrime”.
Një numër shtetesh kanë konfirmuar se do të hyjnë në FIA Motorsport Games 2024. Pas debutimit të saj në eventin e 2022, Andorra ka bërë të ditur se do të jetë me dy përfaqësues në Esports. Kili planifikon të zgjerojë pjesëmarrjen e tij në 11 kategori, ndërsa Gjermania ka konfirmuar synimet e saj për të marrë pjesë në më shumë se 20 gara në Spanjë. Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar ka hapur edhe aplikimet e pilotëve për të zgjedhur ekipin e saj për këtë edicion.

Shqipëria debutoi në 2019-ën me 2 pilotë në Karting Slalom, ndërsa në 2022 u përfaqësua me katër pilotë në tre disiplina (Karting Slalom, Cross Car dhe Esports).

Presidenti i Federatës Spanjolle të Automobilizmit, Manuel Aviñó shprehet: “Pas suksesit tonë në Marsejë 2022, duke marrë tetë nga 16 vendet e arritshme në podium, përfaqësuesja spanjolle do të garojë në Valencia me qëllimin kryesor për të fituar garën. Për këtë, ne sapo kemi përfunduar aplikimet tona për pilotët dhe jam plotësisht i bindur se do të marrim pjesë me konkurrentët më të mirë të mundshëm.

“Synimi ynë është që të kemi pilotë spanjollë që luftojnë për medaljen në çdo kategori në Valencia dhe t’u ofrojmë tifozëve tanë përvojën më të pabesueshme në Motorsport në Spanjë për disa vite. FIA Motorsport Games ka marrë jashtëzakonisht shpejt atributet që kërkonte ASN.
FIA Motorsport Games organizohen bashkërisht nga SRO Motorsports Group dhe FIA.
Regjistrimet për FIA Motorsport Games 2024 u hapën më 4 mars dhe do të qëndrojnë të hapur deri më 23 shtator.

Garuesit që dëshirojnë të marrin pjesë, duhet të kontaktojnë Autoritetin Sportiv Kombëtar (ASN) të vendit të tyre duke klikuar në link:

https://www.fia.com/members/member_club/sport-mobility-3/member_club/sport-1

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here