ACA Family

Anëtari i ACA ka mundësinë të shtojë një ose më shumë pjesëtarë të familjes – bashkëshort dhe/ose fëmijë në moshë të rritur nën 30 vjeç dhe që banojnë në të njëjtën banesë – për anëtarësimin e tyre me pagesë të reduktuar.

Anëtarësimi shtesë është i njëjtë me anëtarësimin që ka anëtari i ACA.

Pagesa e anëtarësimit shtesë për pjesëtarin e familjes është:

ACA Start – pagesa 1000 lek/vit për çdo anëtar shtesë për të njëjtin automjet (pagesa totale 1900 + 1000 = 2900 lek)

ACA Plus – pagesa 1100 lek/vit për çdo anëtar shtesë për të njëjtin automjet (pagesa totale 2900 + 1100 = 4000 lek)

ACA Gold – pagesa 5000 lek/vit për çdo anëtar shtesë për të njëjtin automjet (pagesa totale 9900 + 5000 lek = 14900 lek)

Shembull – Automjeti i anëtarit ka pësuar difekt në Fier dhe duhet transportuar në Tiranë. Distanca me ngarkesë Fr-Tr 100km.
Anëtari do të paguajë për çdo rast: 16’000 Lekë(100km x 160 Lekë/km) – 2’400 Lekë (15km x 160lek/km; anëtarësimi) = 13’600 Lekë.

Anëtarët e rinj të ACA Family do të përfitojnë shërbime të njëjta me pagesat e listuara më sipër.