Esports me dy kategori në FIA Motorsport Games 2024

0
414

  • Shtohet kategoria e garës me makina 1-vendëshe
  • Kategoria GT Esports sërish në vitin 2024
  • Të gjitha garat e Esports do të organizohen në Valencia të Spanjës, qytetin e “Arteve dhe Shkencave”

Në edicionin e tretë të FIA Motorsport Games që këtë vit do të zhvillohet në Valencia të Spanjës më 23-27 Tetor, në disiplinën Esports do të zhvillohet gara në dy kategori ku do të akordohen dy medalje të arta për dy tituj të veçantë.

Garuesit në disiplinën e GT Esports do të kenë sërish mundësinë për të synuar medaljen e artë në Assetto Corsa Competizione, por gjithashtu do të organizohet një garë e veçantë në një version virtual të FIA Formula 4 në iRacing. Kategoria Esports GT do të fokusohet në gara pak më të gjata, duke përfshirë ndalimin e detyrueshëm në pit-stop. Ndërsa, kategoria Esports FIA F4 do të ketë gara më të shkurtra sprinti, duke ofruar më shumë ndërveprim.

Eventi i këtij viti do të zhvillohet në Valencia të Spanjës ku 24 simulatorë të nivelit të lartë të prodhuara nga një kompani prestigjoze në këtë industri, do të jenë në dispozicion të garuesve.

Më shumë se 100 garues që do të përfaqësojnë Autoritetin Kombëtar Sportiv (ASN) të vendit të tyre, pritet të garojnë këtë vit duke e bërë Esports disiplinën me më shumë pjesëmarrje në FIA Motorsport Games.

Në edicionin e kaluar u zhvilluan gara në 16 disiplina të veçanta në FIA Motorsport Games në Marsejë. Megjithatë, në edicionin e këtij viti do të zhvillohen të paktën dhjetë gara të reja që do të mbahen në Valencia, duke përfshirë garën e re të FIA Formula 4 Esports. Gjithashtu, do të zhvillohen gara edhe në GT, Touring Cars, Single-seaters, Drifting, Karting, Modern and Historic Rally, Cross Car, Drifting, etj.

Në këtë edicion, garat në Esports do të menaxhohen nga AK Esports dhe do të kenë një strukturë të ngjashme me vitin 2022, me një format me eleminim direkt që përbëhet nga një fazë Kualifikim i Përgjithshëm, Çerekfinalet, Shansi i Fundit, Gjysmëfinalet dhe Finalja për të përcaktuar rezultatet në të dyja kategoritë. Të gjithë garuesit duhet të jenë të kenë mbushur të paktën 16 vjeç dhe të kenë një licencë të vlefshme ITD1 të lëshuar nga ASN-ja e tyre përkatëse.

Dy edicionet e para të FIA Motorsport Games në Romë, Itali (2019) dhe Marsejë, Francë (2022) përfshinin garën e Esports në kategorinë GT, me ekipin e Australisë që fitoi medaljen e artë në 2019 me Cody Nikola Latkovski dhe ekipin e Mbretësirë së Bashkuar që triumfoi në 2022 me James Baldwin.

Në Marsejë morën pjesë gjithsej 57 garues të Esports që përfaqësonin shtetin e tyre. Shtimi i konkurrencës së Formula 4 do të rrisë ndjeshëm numrin e garuesve të Esports që do të synojnë medaljen e artë në Valencia, ndërsa tarifa e pjesëmarrjes është ulur me 20%, që do të thotë se tani është 800 € për pilot në të dyja kategoritë.

“Ne jemi të lumtur që do të zhvillojmë gara në një kategori të dytë të Esports në FIA Motorsport Games 2024”, tha Presidenti i Komisionit të Esports të FIA-s, Niroshan Pereira.

“Kategoria Esports GT me Assetto Corsa Competizione tregoi se ishte jashtëzakonisht e kërkuar në Marsejë dhe ne nuk kemi asnjë dyshim se Kategoria Esports F4 me iRacing do të ketë të njëjtin sukses. Ky shtim i kategorisë do t’u ofrojë ASN-ve dhe përfaqësuesve të tyre të përzgjedhur të Esports edhe më shumë mundësi për të synuar medalje. Me tarifën e reduktuar të pjesëmarrjes që jep më shumë mundësi për shtimin e garuesve, ne shpresojmë të kemë më shumë se 100 pjesëmarrës në të dy kategoritë e Esports, ndërsa FIA Motorsports Games është një mundësi shumë e mirë për të tashmen dhe të ardhmen e pjesëmarrësve”, tha Pereira.

Titulli Assetto Corsa Competizione do të përdoret për garën GT për edicionin e dytë radhazi të eventit. Zhvilluar nga Kunos Simulazioni në Itali, Assetto Corsa Competizione përdoret gjithashtu për evente të shumta GT World Challenge Esports të drejtuara nga SRO në mbarë botën.

“Bashkëpunimi me FIA Motorsport Games përmes Assetto Corsa Competizione ka qenë një privilegj dhe ka qenë një kënaqësi e vërtet të punoja së bashku me një organizatë prestigjioze për të përhapur këto gara në një nivel të tillë ndërkombëtar. Ne vazhdojmë të punojmë pa u lodhur për të ofruar përvojën më të mirë të mundshme të garave për audiencën tonë dhe për të përfshirë gjeneratat e reja në gjetjen e pilotëve më të talentuar të së ardhmes”, tha Marco Massarutto, bashkëthemelues dhe Menaxher Ekzekutiv i Kunos Simulazioni.

Shtimi i iRacing zgjeron më tej hapësirën për pjesëmarrësit e mundshëm në FIA Motorsport Games. Vitin e kaluar, zhvilluesi filloi një partneritet me FIA ​​për të paraqitur makinën FIA Formula 4 si pjesë e garave të saj online.

“Jemi të lumtur që kategoria iRacing do të jetë pjesë e FIA Motorsport Games në 2024. FIA F4 është një nga format me rritje më të shpejtë të garave në shërbimin tonë dhe ne jemi të kënaqur që shohim partneritetin tonë me FIA-n të vazhdojë të rritet përmes bashkëpunimeve si ky”, tha presidenti i iRacing, Tony Gardner.

Regjistrimet për FIA Motorsport Games 2024 pritet të hapen në fund të shkurtit. Konkurrentët e interesuar për të përfaqësuar vendin e tyre duhet të kontaktojnë Autoritetin Kombëtar Sportiv të FIA-s që në rastin e Shqipërisë, përfaqësues dhe anëtar të FIA-s është Federata Shqiptare e Sporteve të Automobilizmit (FASA). Edicioni i ardhshëm i FIA Motorsport Games do të zhvillohet më 23-27 Tetor 2024.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here