Dekada e Sigurisë Rrugore

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ka shpallur periudhën 2011-2020 si Dekadën e Veprimit për Sigurinë Rrugore me qëllim “për të stabilizuar dhe zvogëluar nivelin e parashikuar të fataliteteve rrugore nëpër botë duke rritur aktivitetet e kryera në nivel kombëtar, rajonal dhe global”.

100 qeveri kanë bashkë-sponsorizuar rezolutën e BE-së për organizimin e Dekadës së Veprimit, të përkushtuar për të arritur këtë objektiv ambicioz përmes një “Plan Veprimi”, me qëllim rritjen e përdorimit të helmetave dhe rripit të sigurimit, duke promovuar një infrastrukturë rrugore të sigurtë dhe duke mbrojtur përdoruesit vulnerabël të rrugëve, të tillë si këmbësorët dhe çiklistët.

Tani ne kemi nevojë për ndihmën tuaj për të mbajtur lart këtë qëllim, duke siguruar se premtimet ndiqen nga veprime reale për t’i bere rrugët sa më të sigurta.

Dhjetë arsye për të vepruar mbi vdekjet e shkaktuara nga aksidentet rrugore:

  • 1.3 milion njerëz humbin jetën nëpër rrugët e botës çdo vit
  • Aksidentet me makinë vrasin më shumë njerëz se malarja
  • 50milion njerëz mbeten të plagosur dhe si rezultat shumë prej tyre të paralizuar.
  • 90% e këtyre rasteve ndodhin në vendet e zhvilluara
  • Vdekjet vjetore janë parashikuar të arrijnë 1.9 milion deri në 2020
  • Mbetet shkaktari No.1 i vdekjeve të të rinjve në mbarë botën
  • Deri në 2015  do të jetë barra kryesore shëndetësore për fëmijët mbi moshën 5 vjeçare në vendet e zhvilluara.
  • Kostoja ekonomike e vendeve në zhvillim është të paktën 100 bilion dollarë në vit.
  • Plagosjet zënë vend të madh nëpër spitale dhe sisteme shëndetësore.
  • Aksidentet rrugore janë të parandalueshme.