Delegatët e FIA-s, vizitë në zyrat e Klubit të Automobilit të Suedisë

0
583

Më 19 dhe 20 Shkurt, u zhvillua në Stokholm të Suedisë, Ministeriali i 3-të Botëror për Sigurinë Rrugore. Ky event shumë i rëndësishëm ndërkombëtar nisi me fjalën hapëse të Mbretit të Suedisë, Carl XVI Gustaf përpara rreth 1700 delegatëve nga më shumë se 140 shtete.

Gjatë qëndrimit të tyre në Stokholm, delegatët e FIA-s nga më shumë se 30 shtete, vizituan zyrat qendrore të Klubit të Automobilit të Suedisë. Gjatë vizitës, delegatëve iu prezantuan ndryshimet e bëra, nga e ashtuquajtura “shkolla e vjetër, në barazinë gjinore”, që mbi të gjitha ka rezultuar me adoptimin e një emri të ri në Maj 2019. Për më tepër, diskutimet u përqendruan te punonjësit e asistencës rrugore të Klubit dhe vullnetarët që udhëtojnë çdo vit për rreth 20.000 km dhe raportojnë për kushtet e rrugëve kryesore.

Mes delegatëve të FIA-s ishte i pranishëm edhe Presidenti i Auto Club Albania, z.Niko Leka, i cili mori pjesë gjithashtu në Ministerialin e 3-të Botëror për Sigurinë Rrugore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here