Rreth Nesh

Automobile Club Albania është shoqatë jo-fitimprurëse jo-qeveritare e themeluar në Mars të vitit 2007.

Qëllimi i saj është të nxisë interesin për automobilat në shoqërinë shqiptare dhe të  ndërtojë një forum të dobishëm dhe jetëgjatë për mendimin e përparuar në këtë fushë me dhe për anëtarët e saj.

Për këtë qëllim shoqata organizon dhe mbështet në mënyrë sistematike, programe e aktivitete të ndryshme të kësaj fushe, të kombinuara gjithmonë me element dhe subjekte edukative edhe informuese të rritjes e sigurisë rrugore në Shqipëri si dhe në atë të mbrojtjes së mjedisit. ACA ofron asistencë rrugore dhe shërbime të tjera në rrugë dhe më gjerë, për anëtarët e saj dhe anëtarët e klubeve të huaja simotra.

ACA gjithashtu promovon sportet automobilistike duke nxitur, mbështetur dhe organizuar aktivitete sportive lokale, kombëtare, rajonale e ndërkombëtare.

ACA është anëtare e FIA

ACA është anëtarësuar në FIA (Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit) në vitin 2008. FIA është organizmi qeverisës në botë për sportet motorike si dhe federata përfaqësuese e organizatave kryesore motorike në mbarë globin. Themeluar në vitin 1904, me qendër në Paris, FIA është një organizëm jo fitimprurës. Ajo mbledh 245 organizata motorike dhe sportive nga 143 shtete në të pestë kontinentet. Anëtarët e saj përfaqësojnë miliona drejtues mjetesh së bashku me familjet e tyre. FIA është e përkushtuar për të përfaqësuar të drejtat e organizatave motorike dhe përdoruesve të mjeteve motorike në të gjithë botën përmes fushatave dhe aktiviteteve që mbrojnë interesat e tyre. Në çështje të rëndësishme si siguria në rrugë, mobiliteti, mbrojtja e mjedisit, etj, FIA promovon dhe mbron rregullisht interesin e përdoruesve të mjeteve në organizma si Kombet e Bashkuara, në Bashkimin Europian dhe në të gjithë organizmat e tjerë ndërkombëtarë. FIA është gjithashtu organizata udhëheqëse për sportet motorike në mbarë botën. Ajo administron rregullat dhe rregulloret për të gjitha disiplinat sportive motorike me katër rrota në mbarë botën, përfshirë edhe Kampionatin Botëror Formula 1.

Aca është anëtare e ARC Europe

ACA është anëtarësuar me të drejta të plota edhe në ARC Europe që në Korrikun e vitit 2009 dhe duke filluar nga Janari i vitit 2011 përfaqëson territorin shqiptar në rrjetin SMARC. ARC Europe është themeluar në vitin 1991 për të ofruar shërbime biznes-me-biznes në të gjithë Europën. Aktualisht ajo është lider në tregun e ofrimit të asistencës rrugore për automjetet e reja. Qendrat e alarmit të ARC Europe përballojnë një trafik prej mbi 40 milion thirrje asistence në vit duke vënë në dispozicion të klientëve të saj mbi 7.000 karro-ofiçina në gjithë Europën. Përveç kësaj ARC Europe ka edhe 2.191 mjete shërbimi (karroatrec) në pronësi të klubeve që ofrojnë shërbime për ARC Europe dhe mbi 25.000 karroatrecë me nën-kontraktim.

ACA njihet zyrtarisht nga Ministria e Punëve Publike dhe Transportit me letrën e datës 25.02.2007.

Shërbime

ACA ka krijuar një strukturë shërbimesh lehtësuese të dedikuar dhe profesionale për gjithçka që lidhet me automobilin.

Automobile Club Albania ofron një shumëllojshmëri shërbimesh ekskluzivisht për anëtarët e ACA me çmime preferenciale, ku ndër më të rëndësishmit mund të përmendim:

  • Siguracionin e detyrueshëm TPL, figuracionin Kasko dhe Kartonin Jeshil
  • Përgatitjen e të gjithë dokumentacionit për blerjen e një automjeti të ri për anëtarët e rinj të ACA ku përfshihen: • Kontrolli Fizik; • Pajisja me leje qarkullimi; • Kontrolli Teknik; • Çertifikata e pronësisë• Taksat e regjistrimit dhe qarkullimit; • Pajisja me targa.
  • Automjete me qira.
  • Shërbim taksi.
  • Në rast defektesh apo aksidentesh të automjetit, transportimin e mjetit deri në servisin më të afërt, jo vetëm brenda territorit Shqiptar por dhe në mbarë Europën.
  • Shërbimin e riparimit dhe asistencës në rrugë në Shqipëri, si dhe në mbarë Europën.
  • E shumë shërbime që lidhen me automjetin apo edhe me udhëtimin në Shqipëri dhe Europë.

Qendra e Informimit

Qendra e Informimit ACA funksionon 24 orë në ditë/ 7 ditë të javës/ 365 ditë në vit,

Si anëtar i ACA:

  • mund kërkoni informacion për gjendjen e rrugëve në Shqipëri dhe mbarë Europën,
  • mund kërkoni informacion dhe shpjegime për dokumentacionin lidhur me Automjetin,
  • mund kërkoni informacion, këshilla mësimore edhe educative.
  • të lajmëroni, kërkoni asistencë dhe ndihmë për avaritë apo problemet gjatë udhëtimit,
  • të kërkoni shërbim Taksi, etj.

Revista AutoClub

ACA boton revistën AutoClub, e vetmja në gjuhën shqipe në fushën e automjeteve. Revista botohet një herë në dy muaj dhe shpërndahet në gjithë Shqipërinë. Në të trajtohen rubrika që lidhen me modelet më të reja të automjeteve, të rejat e fundit teknologjike në botën e automobilizmit, të rejat e fundit nga bota e motorsportit, problemet e drejtuesve të mjeteve në Shqipëri, aktualitet, artikuj që lidhen me ndotjen e mjedisit etj.

Kontakto:

• Mobile: +355 6760 01 222
• Telefon: +355 4 23 87 017
• Email: info@aca.al