FIA dhe iRacing shtojnë përpjekjet për zhvillimin e disiplinave bazë të motorsportit

0
232

Autoritetet Sportive Kombëtare (ASN-të) ofrojnë kode promocionale për iRacing në një vlerë totale prej 60 milionë dollarësh në përpjekje për të inkurajuar angazhimin e sa më shumë të pasionuarve

FIA ka shtuar përpjekjet e saj për të frymëzuar gjeneratat e ardhshme dhe për të dyfishuar pjesëmarrjen globale në motorsport, pasi partneri iRacing konfirmoi se do t’i sigurojë organit qeverisës një numër të konsiderueshëm kodesh promovuese për ASN-të anëtare për të garuar me makinën FIA F4 në platformën e saj.

FIA Formula 4 konsiderohet gjerësisht si hapi i parë i nivelit të garave me makina 1-vendëshe që shkojnë deri te Formula 1. Kjo disiplinë ka rritur popullaritetin në të gjithë botën që nga fillimi në vitin 2014, me evente që zhvillohen në të paktën 4 kontinente.
Kjo histori suksesi ishte katalizatori për përfshirjen e disiplinës FIA Formula 4 në iRacing, e cila është platforma kryesore në botë për eSports me më shumë se 250.000 përdorues aktivë.

iRacing ka ofruar më pas kodet promocionale 12-mujore të FIA-s vetëm për anëtarësimet e reja me vlerë më të madhe se 60 milionë dollarë në total – që t’u kalohen ASN-ve dhe më pas të shpërndahen sipas nevojës. Për të marrë një kod, përdoruesit duhet të plotësojnë disa kushte, ndërsa janë 59 Autoritete Sportive Kombëtare që kanë kërkuar kode deri më tani. Detajet përkatëse të kontaktit të çdo ASN-je mund ti gjeni në www.fia.com/iRacing.
Iniciativat e Esports largojnë barrierat tradicionale duke ofruar një rrugë me kosto të ulët dhe lehtësisht të aksesueshme në disiplinat bazë të motorsportit.

Me shumë prej cirkuiteve të FIA Formula 4 të disponueshme lehtësisht në iRacing, një makinë virtuale ka të njëjtin nivel analize, të dhënash dhe detajesh si ajo që është në botën reale duke qenë një numër i madh i ASN-ve kombëtare që tashmë zhvillojnë evente në platformë. Partneriteti i FIA-s paraqet një mundësi të artë për yjet e ardhshëm.

Për të përfituar kodin e ri të anëtarësimit në iRacing, klikoni në www.iracing.com/membership dhe shkruani kodin promocional që keni përfituar nga ASN-ja juaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here