Shqipëria përfaqësohet nga shkolla “Ismail Qemali” e Shkodrës në Konkursin Evropian për Sigurinë Rrugore (ETEC 2023)

0
362

19 Ekipe nga 18 shtete morën pjesë në Edicionin e 36-të të Konkursit Kombëtar për Sigurinë Rrugore (ETEC 2023) që u zhvillua në Bar të Malit të Zi fundjavën e kaluar. Secili ekip shfaqi aftësitë e tij të shkëlqyera me biçikletë dhe njohuritë e rregullave të qarkullimit rrugor.

Konkursi është krijuar në 1986-ën dhe synon të promovojë përdorim të sigurt të biçikletës tek fëmijët. Biçikleta është një mjet shumë i përdorur i lëvizshmërisë te fëmijët dhe duhet siguruar që ata ta përdorin biçikletën në mënyrë të sigurt duke ndihmuar në uljen e rrezikut të aksidenteve në rrugë.

Shqipëria u përfaqësua nga fëmijët e Shkollës “Ismail Qemali” të Shkodrës që fituan Konkursin Kombëtar Edukativ për Sigurinë Rrugore “Të Sigurt mbi Dy Rrota 2023”. Fëmijët shqiptarë bënë një paraqitje shumë të mirë në këtë konkurs.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here