FIA University – Apply for Scholarships

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) fton të gjithë hulumtuesit që të bashkëpunojnë kundër plagës globale të gjuhës së urrejtjes online të përdorur në sport, si pjesë e fushatës së Bashkuar kundër Abuzimit online.

Gjashtë bursa janë vendosur në dispozicion me mbështetjen e Fondacionit FIA nëpërmjet Universitetit FIA (institucionit të edukimit dhe kërkimit të koorporatës së Federatës), për të vëzhguar urrejtjen online dhe komentet toksike të lidhura specifikisht me sportin. Të përzgjedhurit do të fitojnë një Master Kërkimi (MPhil) nga Shkolla e Biznesit të Universitetit të Qytetit të Dublinit (DCU).

Ky Master Kërkimi zhvillohet me mësim në distancë, që do të thotë se ju qëndroni në Shqipëri dhe punoni në mënyrë të pavarur (2 vjet me kohë të pjesshme duke filluar nga Janari 2024), me mbështetjen e një mbikëqyrësi akademik, në një tezë të bazuar në temën e urrejtjes online në sport.

Për më shumë klikoni në linkun më posht:

Shiko PDF