Video/ ADAC investigon për rreziqet e sediljeve dhe elementëve të sigurisë në makinat e së ardhmes

0
939

Sistemet aktuale të mbrojtjes në makinë nuk janë të dizajnuara për pozicionet e makinave me vetëdrejtim të së nesërmes. Në testet e zhvilluara së fundmi, Klubi i Automobilit të Gjermanisë (ADAC) ka zbuluar se pozicionet e sediljeve në të ardhmen kërkojnë koncepte plotësisht të reja të vendosjes, për rripat e sigurimit dhe airbeg-ët.

Në automjetet e sotme, e gjithë struktura e makinave, si edhe rripat e sigurimit dhe airbeg-ët janë të dizajnuara për pasagjerët që janë të ulur drejt dhe përballë drejtimit të udhëtimit. Në provat e saj, ADAC zbuloi se ndërsa një sedilje e rrotulluar pak (+/- 15°) nuk ka asnjë efekt domethënës negativ për sigurinë, por nëse e ulni sediljen tuaj për të “marrë një sy gjumë”, ju mund të pësoni lëndime të rënda apo edhe fatale në një aksident. Është e qartë se një rrip sigurimi i lidhur në tre pika siç e dimë ne sot, nuk do arrinte të frenonte në mënyrën e duhur një pasagjer të ulur në sediljen para ose mbrapa. Gjatë provës, manekini nuk arriti të mbahej në sedilje dhe mbështetësja e shpinës u thye me vetëm një shpejtësi të ulët prej 30 km/orë, gjë që bëri që manekini të ngrihet edhe më lart dhe potencialisht të përplaset me tavanin gjatë një aksidenti.

Në këtë mënyrë, do të jetë e nevojshme të zhvillohen koncepte të reja për airbeg-ët, rripat e sigurimit dhe sediljet që të përshtaten me pozicionet jo standarde të pasagjerëve. Struktura e automjetit do të kërkojë gjithashtu një dizajn që parandalon që banorët të përplasen me përbërësit e automjetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here