FIA Region I përshëndet paketën e rimëkëmbjes së BE-së: Mobiliteti luan një rol të rëndësishëm për shoqërinë tonë

0
569

Më 27 maj, Komisioni Evropian publikoi propozimin e tij për të ndihmuar ekonominë e Bashkimit Europian që të rikuperojë nga kriza e COVID-19.

FIA Region I, pjesë e së cilës është edhe Automobile Club Albania, përshëndet edhe përfshirjen e mobilitetit në paketën e rimëkëmbjes, çka tregon se Komisioni njeh rolin kryesor që luan lëvizshmëria në ringritjen e shoqërisë sonë. Paketa e rimëkëmbjes parashikon masa të ndryshme që lidhen me mobilitetin e pastër siç janë Connecting Europe Facility, InvestEU dhe fonde të tjera që do të mbështesin financimin e instalimit të 1 milionë pikave të karikimit, rinovimin e flotës së pastër nga qytetet dhe kompanitë, infrastruktura të qëndrueshme të transportit dhe mundësimin e një lëvizshmërie urbane të pastër.

Sipas FIA Region I është parësore që plani i propozuar i vendos konsumatorët në qendër të tij, duke siguruar që paratë e investuara sjellin përfitime në shoqërinë tonë në përgjithësi, pa lënë mënjanë askënd.

Drejtoresha e Përgjithshme e FIA Region I, Laurianne Krid komentoi: “Këto stimuj duhet të jenë koherent me legjislacionin ekzistues të BE-së dhe të tregojnë për të bërë më të mirën në të ardhmen. Sidomos në këto kohë sfiduese, duhet të sigurohemi që masat e reja nuk do të penalizojnë konsumatorët, përfshirë shoferët dhe më gjerë”.

Në mënyrë të veçantë, për temën e kalimit drejt mobilitetit urban të pastër, FIA Region I insiston në rëndësinë e sigurimit të konsumatorëve me informacion të qartë dhe të saktë në lidhje me gjurmën mjedisore të automjeteve. Në këtë kuptim, vlerësimi i ciklit jetësor është mënyra më e mirë për të siguruar një qasje me teknologji neutrale ndaj karbonizimit, duke lejuar që masat e lëvizjes së pastër të përkthehen me efikasitet në një botë më të pastër.

Drejtoresha Laurianne Krid përfundoi prononcimin e saj duke thënë: “Kriza COVID-19 na jep mundësinë për të rimenduar dhe riformuar lëvizshmërinë, veçanërisht në zonat urbane. Nëse duam të sigurojmë që të gjithë qytetarët të kenë qasje në lëvizje të sigurt, të përballueshme, të pastër dhe efikase, të gjitha mënyrat duhet të jenë pjesë e zgjidhjes”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here