FIA organizon për herë të parë e-Conference: Të ndërtojmë të ardhmen së bashku

0
817

“Le të ndërtojmë të ardhmen së bashku”. Me këtë mesazh hapi punimet e konferencës së parë on-line në historinë e FIA-s, presidenti Jean Todt. Konferenca vjetore e FIA-s për Mobilitetin dhe Sportin, e përcaktuar të mbahej në Tailandë, u vendos të zhvillohej on-line (e-Conference 2020), për shkak të pandemisë Covid-19 që ka mbërthyer të gjithë botën.

“Numërojmë rreth 850 pjesëmarrës që përfaqësojnë një pjesë të mirë të 243 organizatave anëtare të FIA-s nga 146 shtete së bashku edhe me stafin e FIA-s dhe folësit, që punojmë së bashku për të siguruar shëndet të vazhdueshëm për motorsportin dhe mobilitetin në të gjithë botën”, tha ndër të tjera Todt në fjalën e tij hapëse.

Më tej, Presidenti i FIA-s identifikoi pesë synime kryesore për anëtarët në mënyrë që të ndërtojnë së bashku një të ardhme të ndritur.

“1.Përmirësoni audiencën natyrore të FIA-s dhe klubeve anëtare të saj.

2.Synimi i dytë. Krijoni një “qasje të re” për motorsportin.

3.Synimi i tretë. Merrni pjesë në debatin botëror për mobilitetin.

4.Synimi i katërt. Riorganizoni veprimet për sigurinë rrugore.

5.Synimi i pestë. Nxirrni në pah kontributin e FIA-s për një shoqëri më të gjerë”.

Këto ishin pesë synimet kryesore që Presidenti i FIA-s, Jean Todt identifikoi në fjalën e tij hapëse për pjesëmarrësit në eConference 2020.

Në këtë konferencë ndërkombëtare on-line merr pjesë edhe Automobile Club Albania si anëtare e FIA-s.

Në linkun më poshtë gjeni fjalën e plotë të Presidentit Todt:

https://www.fia.com/news/opening-speech-jean-todt-fia-president-1st-fia-joint-econference-15-june-2020-shape-future

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here