Parkimi për personat me aftësi të kufizuara, FIA publikon videon e veçantë

0
788

Disa ditë më parë, FIA ka publikuar një video me titull “A do të?”, që synon sensibilizimin e drejtuesve të mjeteve për të mos keqpërdorur parkimet e dedikuara për personat me aftësi të kufizuara.

Komisioni i FIA-s për personat me Aftësi të Kufizuara që ka si pjesë të punës së përditshme të tij lëvizshmërinë e kufizuar, ka prodhuar videon “A do të?”, një video mbrojtëse që synon ndërgjegjësimin për mos keqpërdorimin e hapësirave të parkimit për drejtuesit me aftësi të kufizuara.

Synimi i videos “A do të?” nuk është vetëm që të tregojë ndikimin e këtij akti te drejtuesit me aftësi të kufizuara, por njëkohësisht të kthejë vëmendjen rreth kësaj çështje duke krahasuar keqpërdorimin e hapësirave të parkimit për drejtuesit me aftësi të kufizuara, me sjellje të tjera anti-shoqërore.

FIA, nëpërmjet Komisionit të saj për personat me Aftësi të Kufizuar, i drejtuar nga pilotja tetraplegjike, Nathalie McGloin, është e përkushtuar për të promovuar zgjidhje të aksesueshme dhe gjithëpërfshirëse të transportit për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Duke pasur mbështetjen e rrjetit global të FIA-s nëpërmjet klubeve anëtare të saj dhe ekspertizës së tyre në këtë fushë, Komisioni punon që të sigurojë përdoruesit e rrugës me aftësi të kufizuara që të kenë të drejta të barabarta për lëvizjen personale dhe përfitimet e plota të transportit.

Më sipër video e publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here