Makinat autonome, ja katër skenarët e së ardhmes

0
870

Projekti i Bashkimit Evropian për FIA Region I, Project L3Pilot ka publikuar së fundi një video në lidhje me skenarët e mundshëm se si mund të duket drejtimi i automatizuar i automjeteve në 2030-ën.

Videoja paraqet katër skenarë të ardhshëm me nivele të ndryshme të pranimit shoqëror dhe zhvillimit teknologjik.

Pranimi shoqëror për drejtimin e automatizuar të automjeteve është në një nivel të lartë, çka do të thotë se përdoruesit janë të vetëdijshëm për funksionalitetin e mjetit dhe përdorin rregullisht shërbime të përbashkëta dhe kursimi. Në këtë skenar, teknologjia është e përparuar dhe prandaj emetimet reduktohen në mënyrë të suksesshme, duke rezultuar në një përmirësim të përgjithshëm të cilësisë së jetës së përdoruesve. Sidoqoftë, në skenarë më pak pozitivë, kufizimet ligjore, infrastruktura dhe mosdija e njerëzve kufizojnë zbatimin e drejtimit të automatizuar.

Videoja u krijua nën mbikëqyrjen e sektorit “Shfrytëzim dhe Inovacion” të  projektit. Në këtë kornizë, FIA Region I punon së bashku me partnerët në identifikimin e trendeve dhe modeleve të biznesit për drejtimin e automatizuar të automjeteve. Qëllimi është të zhvillojmë skenarë biznesi dhe një hartë udhërrëfyese që përmban faza të ndryshme të zbatimit të tregut për funksionet e drejtimit të automatizuar.

Projekti L3Pilot synon që të testojë dhe studioja qëndrueshmërinë e drejtimit të automatizuar si një mjet të sigurt dhe efikas të transportit përtej kufijve evropianë. Ky projekt është veçanërisht i përqendruar te e ardhmja e përdoruesve për sa i përket drejtimit të automatizuar duke studiuar pranimin e përdoruesve së bashku me sjelljet e tyre të drejtimit dhe udhëtimit.

Më sipër mund të ndiqni videon me katër skenarët e së ardhmes për sa i përket drejtimit të automatizuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here