Vlerësimi Euro NCAP, ja makinat më të sigurta të 2019-ës

0
916

Programi Evropian i Vlerësimit të Makinave të Reja (Euro NCAP), ka publikuar sot më 8 Janar 2020, vlerësimin e tij “Best in Class për 2019”.

Mercedes-Benz rifitoi kurorën e performancës më të mirë në kategorinë Small Family Car. Mercedes-Benz nxori në treg pesë automjete me pesë yje në 2019-ën, të gjitha me mbrojtje të jashtëzakonshme nga përplasjet dhe teknologji asistence për drejtuesin.

Gjithashtu, Tesla ka bërë një paraqitje të mirë në 2019-ën. Tesla Model 3 kryeson në kategorinë e makinave “Elektrike dhe Hibride” dhe ndan vendin e parë në kategorinë Large Family së bashku me BMW Serie 3. Të dy makinat e përfunduan vlerësimin me të njëjtat pikë, me BMW që u paraqit më mirë në mbrojtjen e këmbësorëve, ndërsa Tesla në Asistencën e Sigurisë.

Në kategorinë e kombinuar Small Off-road/Small MPV, fiton Subaru me modelin e ri Forester, me një performancë ekselente të përgjithshme. Në kategorinë Supermini kishte një garë kokë më kokë mes modelit më popullor në Evropë, sportives Audi A1 dhe më të shiturës, Renault Clio. Gjenerata e fundit e këtyre modeleve doli në treg në 2019-ën dhe u vlerësuan në mënyrë të barabartë në testet e Euro NCAP. Kategoria Supermini qëndron më konkurruesja në treg dhe fituesit meritojnë vlerësime të jashtëzakonshme për qëndrimin e tyre pa kompromis për sa i përket sigurisë.

Renditja e makinave në “Best in Class”

Large Family Car: Tesla Model 3 & BMW 3 series
Vendi i dytë: Škoda Octavia

Large Off-Roader: Tesla Model X
Vendi i dytë: SEAT Tarraco

Small Family Car: Mercedes-Benz CLA
Vendi i dytë: Mazda 3

Small Off-Road/MPV: Subaru Forester
Vendi i dytë: Mazda CX-30 & VW T-Cross

Supermini: Audi A1 & Renault Clio
Vendi i dytë: Ford Puma

Hybrid & Electric: Tesla Model 3
Vendi i dytë: Tesla Model X

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here