Pandemia e Covid-19, Presidenti i FIA-s Jean Todt: Të krijojmë një qasje të re

0
487

Presidenti i FIA-s, Jean Todt ka reaguar me anë të një mesazhi në lidhje me situatën që ka krijuar pandemia e Covid-19 në të gjithë botën. Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit është duke e ndjekur me shumë vëmendje të gjithë këtë situatë, ndërsa të gjitha kampionatet dhe garat ndërkombëtare dhe kombëtare janë shtyrë dhe ende nuk ka një vendim se kur do të rinisin për këtë sezon.

“Mbështes fort të gjitha iniciativat kundër Covid-19. Së bashku me ekipin e FIA-s, jam i angazhuar për të mundësuar një të ardhme të qëndrueshme për aktivitetet e motorsportit dhe lëvizshmërisë. Është koha që ne të përshtatemi dhe të sjellim risi së bashku për të ndërtuar një ‘Qasje të re’”, shkruan Todt në mesazhin e tij të shpërndarë në Twitter.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here