Ndikimi ekonomik i Covid-19, shitjet e automjeteve në pikiatë

0
547

“Në rastet e epidemive të mëparshme, cikli i biznesit ka formën e një V-je: një rënie e menjëhershme, e ndjekur më pas nga një ringritje po aq e qëndrueshme. Në këtë rast, duke pasur parasysh kohën e ndryshme të ngjitjes dhe agresivitetin e pandemisë, V mund të bëhet U dhe prandaj duhet të merret parasysh një periudhë minimale më e gjatë”. Ky është vlerësimi i Davide Di Domenico, drejtor menaxherial dhe menaxher evropian i sektorit të automobilave të Boston Consulting Group (Bcg). Për momentin, efektet konkrete ekonomike të koronavirusit janë parë në Kinë ku ka qenë shpërthimi i parë, dhe mbi kompanitë apo prodhuesit kryesorë të makinave, të cilat më së shumti varen nga ai vend. Në muajin shkurt, shitjet e makinave në Kinë ra me 80% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, megjithëse ka një rimëkëmbje të lehtë në ditët e fundit me uljen e epidemisë. Ndërsa në Korenë e Jugut, vendi i dytë ku shpërtheu Covid-19, shifra (përsëri për shkurtin) shënon -20%. Gjithashtu, në Itali tregu u ngadalësua me 8.8% dhe në këtë rast, efekti koronavirus është evident. Kjo tregon se urgjenca shëndetësore ka krijuar një trend në zbritje të shitjeve në Evropë ku për shembull në Gjermani, shifra është -11%. “Ndikimi në furnizimet nga Kina ishte më i përmbajtur nga sa pritej, edhe për faktin se qeveria uli periudhën e mbylljes së fabrikave”, thekson Di Domenico.

Sigurisht që ka pasur edhe disa probleme të furnizimit: ku grupi PSA u detyrua të transportonte nga ajri disa komponentë nga fabrikat e rihapura në Kinë për të zvogëluar kohën e dorëzimit dhe të mos detyrohej të mbyllte impiantet. Gjithsesi, kjo i ka kushtuar kosto shtesë të konsiderueshme. Por, Covid-19 është përhapur tashmë në një mënyrë dramatike në Evropë. Dhe cilat janë efektet në industrinë e automobilizmit?

Eksperti Di Domenico deklaron: “Mbyllja e fabrikave për disa javë nuk është një tragjedi në rastin e ngadalësimit të përhapjes së virusit. Por, ka katër çështje shumë më delikate. E para ka të bëjë me tregtarët, të cilët janë një hallkë shumë e dobët në këtë zinxhir dhe që rrezikojnë të krijojnë një stok për një kohë të gjatë, ndërsa kompanitë prodhuese duhet t’i mbështesin me stimuj, pasi në rast të kundërt do të jetë e vështirë. Çështja e dytë kritike për prodhuesit e automjeteve ka të bëjë me administrimin e saktë të përmbajtjes së prodhimit për të bërë llogaritjen e ofertës bazuar në trendin e epidemisë në vendet e ndryshme. Së treti, duhet të shpresojmë për një kthesë të shpejtë në Kinë; përndryshe, efekti në llogaritë e prodhuesve më të ekspozuar do të jetë i jashtëzakonshëm. Më në fund, problemi i bllokimit të pas shitjeve nuk duhet të nënvlerësohet”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here