FIA dhe pilotët japin mesazhe kundër Covid-19

0
500

E gjithë bota po kalon momente shumë të vështira dhe dramatike si pasojë e pandemisë Covid-19 që tashmë ka prekur më shumë se 1.3 milionë njerëz dhe kanë humbur jetën rreth 75 mijë në rang global.

Si të gjitha aktivitetet sportive, edhe motorsporti ka ndaluar në këto momente. FIA ka vendosur pezullimin e të gjitha garave kombëtare dhe ndërkombëtare, ndërsa nuk ka nisur ende as Formula 1 për këtë vit.

Në këtë situatë, FIA dhe pilotët e kampionateve botërore të disiplinave të ndryshme janë bashkuar për të dhënë ndihmën e tyre që të luftojnë së bashku Covid-19 duke realizuar një video me mesazhe të qarta për këtë situatë të vështirë po përjetojmë të gjithë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here