Alkool kur jeni në timon, mesazhi i veçantë i Asistencës Rrugore të Kosovës

0
1087

Asistenca Rrugore e Kosovës (KTA) përpara festave të fundvitit të kaluar, publikoi një mesazh urimi interesant për të gjithë ndjekësit e saj. “Cakrro me gotë, jo me kerr!” shkruhej në mesazhin e urimit. Kjo fushatë rrit ndërgjegjësimin për mospërdorimin e alkoolit kur je në timon.

Sezoni i Festave të fundvitit është shumë i veçantë me trafikun që ngarkohet me rritjen e numrit të automjeteve që hyjnë në Kosovë nga jashtë dhe njerëzit që kanë tendencë të konsumojnë alkool më shumë. Kjo është edhe arsyeja që Asistenca Rrugore e Kosovës publikoi këtë fushatë për të ndërgjegjësuar drejtuesit e mjeteve në lidhje me rrezikun e përdorimit të alkoolit kur janë në timon, gjë që ndikon në uljen e reagimit dhe humbjen e përqendrimit.

Fushata u lançua në ekrane Led në Kosovë, në faqe interneti dhe në rrjetet sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here