FIA Rally Historic/ Kur pasioni nuk vdes kurrë…

0
825

Ndërsa moshatarët e tu janë duke shfletuar gazetat e përditshme në një stol të zakonshëm në parkun e qytetit apo shijojnë kafen në një tavolinë të përbashkët mes miqsh, ti je duke kontrolluar për herë të fundit parametrat e makinës tënde 20 apo 30-vjeçare që e trajton si një fëmijë. Pilotë të veçantë, shumë vite mbi supe dhe mbi të gjitha, me pasionin që nuk vdes asnjëherë. Mirësevini në një botë speciale…

Pjesëmarrësit në Kampionatin e FIA-s, European Historic Sporting Rally kanë vendosur të sfidojnë moshën dhe të përjetojnë emocionet e garave spektakolare nëpër Evropë. Alfa Romeo, Fiat, Opel, Lançia, Audi, BMW dhe shumë marka të tjera modelesh historike, të ruajtura me shumë pasion, të kuruara deri në detaj dhe të përshtatura për gara rally. Në timonin e tyre sheh përgjithësisht pilotë të mëdhenj në moshë, por me pasionin që nuk njeh kufi. Sigurisht, nuk është një kampionat normal.

Video e mësipërme e përmbledhjes së garave të 2019-ës u shfaq në Mbrëmjen Gala të dhënies së Çmimeve të FIA Historic më 18 janar 2020 në Pavilion Gabriel në Paris.

Gjatë 2019-ës, për Kampionatin e FIA-s, European Historic Sporting Rally Championship u zhvilluan nëntë gara në Spanjë, Republikën Çeke, Belgjikë, Austri, Finlandë, Itali dhe Hungari ku morën pjesë pilotë me makina të epokës së artë që garuan në disa prej rrugëve më të vështira në vendet më të bukura në Evropë. EHSRC dhuron emocione të mëdha, si për pilotët, ashtu edhe për fansat. Video mbyllet me kalendarin e FIA EHSRC 2020 që përfshin dy gara të reja në Itali dhe Zvicër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here