Gara e 2-të e Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2021/ Hapen regjistrimet

0
642
NJOFTIM I RËNDËSISHËM
Auto Club Albania do të zhvillojë garën e 2-të të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2021.
– Kualifikuese – 8-17 Dhjetor 2021; Kartodrom Tirana
– Finale – 19 Dhjetor; Kartodrom Driloni, Pogradec
KUALIFIKUESE
Në kualifikuese mund të marrin pjesë të gjithë pilotët e interesuar, duke nisur nga data 8 Dhjetor dhe deri në datën 17 Dhjetor te Kartodrom Tirana – Prush (te Mandi).
Regjistrohuni në linkun e rezervimit të datës për kualifikueset.
Formati i kualifikueseve është me regjistrim kohe. Koha regjistrohet vetëm 1 herë. Pilotët do të kryejne 4 xhiro, 1 xhiro formatimi dhe 3 xhiro të kronometruara. Renditja e pilotëve për kalimin në finale do të bëhet duke marrë kohën totale të 3 xhirove. (jo xhiron më të shpejtë). Koha totale e 3 xhirove të kronometruara do të jetë edhe koha zyrtare që do të regjistrohet për çdo pilot.
Rezultatet e kualifikueseve mund ti ndiqni në linkun më poshtë:
FINALE
20 pilotët e parë në renditje sipas kohëve të regjistruara ne kualifikues, do të marrin pjesë në garën e 2-të të kampionatit që do të zhvillohet në datën 19 Dhjetor në Kartodrom Driloni Pogradec.
Formati i Finales do të jetë:
Çerekfinale – 5 bateri me 4 garues. Kalojnë në gjysëmfinle 2 të parët e çdo baterie.
Renditja në bateri do të bëhet sipas kohëve të regjistruara në kualifikuese.
Përzgjedhja e makinës me short.
Gjysëmfinale – 2 bateri me 5 garues, kalojnë në finale 2 të parët e çdo baterie.
Renditja në bateri do të bëhet sipas kohëve të regjistruara në kualifikuese.
Përzgjedhja e makinës me short.
Finale – Në finale do të garojnë vendi i parë dhe i dytë në secilën bateri të gjysëmfinaleve.
Renditja në bateri – për t’u përcaktuar ditën e garës.
Përzgjedhja e makinës me short
Jeni të mirëpritur!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here