Kampionati Kombëtar i Kartingut 2021 – Gara 2

NJOFTIM I RËNDËSISHËM

Auto Club Albania do të zhvillojë garën e 2-të të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2021
– Kualifikuese –  8-17 Dhjetor 2021 Kartodrom Tirana
– Finale – 19 Dhjetor Kartodrom Driloni Pogradec

KUALIFIKUESE

Në kualifikuese mund të marrin pjesë të gjithë pilotët e interesuar, duke nisur nga sot, datë 8 Dhjetor dhe deri në datën 17 Dhjetor te Kartodrom Tirana – Prush (te Mandi).

Regjistrohuni në linkun e rezervimit të datës për kualifikueset.
Formati i kualifikueseve është me regjistrim kohe. Koha regjistrohet vetëm 1 herë. Pilotët do të kryejne 4 xhiro, 1 xhiro formatimi dhe 3 xhiro të kronometruara. Renditja e pilotëve për kalimin në finale do të bëhet duke marrë kohën totale të 3 xhirove. (jo xhiron më të shpejtë). Koha totale e 3 xhirove të kronometruara do të jetë edhe koha zyrtare që do të regjistrohet për çdo pilot.

Rezultatet e kualifikueseve mund ti ndiqni në linkun më poshtë:
https://aca.al/2021-Karting-Kualifikuese-Rezultat/

FINALE
20 pilotët e parë në renditje sipas kohëve të regjistruara ne kualifikues, do të marrin pjesë në garën e 2-të të kampionatit që do të zhvillohet në datën 19 Dhjetor në Kartodrom Driloni Pogradec.

Formati i Finales do të jetë:

Çerekfinale – 5 bateri me 4 garues. Kalojnë në gjysëmfinle 2 të parët e çdo baterie.
Renditja në bateri do të bëhet sipas kohëve të regjistruara në kualifikuese.
Përzgjedhja e makinës me short.

Gjysëmfinale – 2 bateri me 5 garues, kalojnë në finale 2 të parët e çdo baterie.
Renditja në bateri do të bëhet sipas kohëve të regjistruara në kualifikuese.
Përzgjedhja e makinës me short.

Finale – Në finale do të garojnë vendi i parë dhe i dytë në secilën bateri të gjysëmfinaleve.
Renditja në bateri – për t’u përcaktuar ditën e garës.
Përzgjedhja e makinës me short

Jeni të mirëpritur

Plotësoni formën e mëposhtme për të marrë pjesë: