Femrat, jo taka të larta në drejtimin e makinës!

0
2946

Ekspertët paralajmërojnë shoferet femra të mos përdorin këpucë me taka “të papërshtatshme” në drejtimin e makinës. Ekspertët britanikë të sigurisë rrugore kanë kërkuar të aplikohen gjoba të rënda për të gjitha ato gra që i japin makinës me këpucë të larta, edhe pse nuk ka një ligj që të pengojë përdorimin e tyre në drejtimin e automjetit, shkruan Daily Mail. Ndërkohë, ata thonë se  moda aktuale e mbajtjes së këpucëve me taka të larta në drejtimin e automjetit mund të çojë në tragjedi, në raste aksidentesh, prandaj apelojnë për mospërdorimin e tyre nga drejtueset e automjeteve.

Ekspertët thonë se takat e larta janë një rrezik potencial, pasi mund të ngecin midis pedaleve, duke bërë të pamundur shkeljen në kohë të frenave apo gazit, nëse do paraqitej një situatë e rrezikshme.

“Drejtimi i makinës është një përgjegjësi që duhet marrë  shumë më seriozisht. Është shumë shqetësues fakti që shumë drejtuese femra kanë pak respekt për sigurinë e tyre dhe të personave të tjerë, duke veshur këpucë aspak të përshtatshme”, tha Julie Townsend, eksperte e sigurisë rrugore.

Ndërkaq, një anketë e realizuar më parë tregoi se 40% e femrave ngasin makinën me taka; po kaq është edhe numri i atyre që përdorin këpucë të sheshta në makinë vetëm për drejtim dhe një në pesë femra është në gjendje të drejtojë zbathur.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here