Makina Google që ecën vetë

0
1365

Në Kaliforni u provua me sukses “makina që ecën vetë”. E pagëzuar me emrin “Google”, ajo ecën pa qenë nevoja të përdorësh as duart dhe as këmbët. Provat e para për makinën Google u kryen disa muaj më pare. Ato nuk u bënë në rrugë, pasi risia teknologjike nuk ishte ende gati. Por tashmë çdo detaj i makinës është menduar mirë dhe ajo mund të qarkullojë edhe në rrugë.

Krijesa e re e financuar nga “Google” në bashkëpunim me kompaninë japoneze të prodhimit të automjeteve, “Toyota”, është e pajisur me sensorë dhe radarë të fuqishëm që ndjekin rrugën e shënjuar qysh më parë në navigator si dhe ndalesat e mundshme.

Prototipi cilësohet si një revolucion në fushën e prodhimit të automjeteve dhe mund të përdoret më shumë nga personat e verbër apo me shikim të kufizuar, por edhe nga ata që nuk kanë patentë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here