FIA Region I lançon fushatën e sigurisë rrugore për shpërqendrimin nga celulari

0
240

18 Shtator 2023 – Drejtuesit e mjeteve kanë deri në katër herë më shumë gjasa të pësojnë një aksident duke përdorur smartfonin e tyre gjatë drejtimit të mjetit. Fushata e FIA Region I për Sigurinë Rrugore bën thirrje për reflektim në lidhje me shpërqendrimin nga celulari gjatë drejtimit të mjetit.

Në ditët e sotme, smartfoni është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë, kështu që pse të rrezikojmë jetën për të?

Ndërsa shumë shoferë përdorin telefonin e tyre celular për qëllime navigimi, kjo duhet të konfigurohet përpara se drejtuesit të ndezin mjetin. Njoftimet nga telefonat inteligjentë mund të jenë gjithashtu një burim shpërqendrimi. Duke aktivizuar modalitetin “mos më shqetëso” përpara se të nisni udhëtimin kur jeni në timon, mund të reduktohet numri i njoftimeve që shfaqen në telefonat inteligjentë.

Drejtimi i mjetit kur jeni i shpërqenndruar mund të çojë në aksidente vdekjeprurëse, shumica e të cilave mund të shmangen. FIA Region I u bën thirrje shoferëve të presin derisa të arrijnë në destinacionin e tyre në mënyrë të sigurt për të shkruar mesazh, zhvilluar një telefonatë ose shkruar një e-mail.

“Shpërqëndrimi nga celulari është i përhapur në shumë situata, madje edhe përtej drejtimit të mjetit. Këmbësorët, përdoruesit e biçikletave dhe përdoruesit e tjerë të rrugës duhet të jenë gjithashtu të vetëdijshëm për rreziqet që kanë kur përdorin telefonat e tyre në rrugë”, tha Drejtoresha e Përgjithshme e FIA Region I, Laurianne Krid.

Fushata e FIA Region I do të shtrihet në 33 vende në të gjithë Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikë dhe është përkthyer në 26 gjuhë.

Fushata e FIA Region I për sigurinë rrugore mbështetet nga Programi i Granteve të Sigurisë Rrugore të FIA-s.

Rreth FIA Region I

E themeluar në vitin 1904, Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) bashkon organizatat kryesore kombëtare të automobilizmit nga 146 vende në mbarë botën dhe është organi qeverisës për motorsportin botëror. Zyra e FIA Region I me seli në Bruksel është një organ që përfshin 101 Klube Mobiliteti që përfaqësojnë mbi 40 milionë anëtarë nga e gjithë Evropa, Lindja e Mesme dhe Afrika.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here