FIA Region I lançon fushatën për Sigurinë Rrugore, “Drejtoni makinën me Kujdes”

0
310

Më 16 Shtator 2022, FIA Region I lançoi fushatën e sigurisë rrugore “Drive with Care”. Fushata u bën thirrje përdoruesve të rrugës që të respektojnë njëri-tjetrin duke pasur parasysh të gjitha rregullat e qarkullimit si limitin e shpejtësisë, semaforët dhe përparësinë e kalimit.

Bazuar në Qasjen e Sistemeve të Sigurta të sigurisë rrugore, të gjithë përdoruesit e rrugës kanë një përgjegjësi të përbashkët në parandalimin e aksidenteve rrugore. Me rritjen e mënyrave të ndryshme të transportit në rrugë, respektimi i rregullave të qarkullimit bëhet edhe më i rëndësishëm në sigurimin e bashkëjetesës më të sigurt mes të gjithë përdoruesve të rrugës.

FIA Region I dhe anëtarët e saj, përmes fushatës “Drejtoni makinën me Kujdes”, synojnë të inkurajojnë një sjellje më të sigurt të drejtuesve.

“Si përdorues të rrugës, pavarësisht nëse jeni shofer, njeri që lëvizni me biçikletë apo këmbësor, përdorimi i rrugës përfshin respekt dhe përgjegjësi të ndërsjellë për të krijuar një mjedis të sigurt transporti.

Të gjithë jemi pjesë e trafikut, edhe pse me kapacitete të ndryshme. Fushata e këtij viti bën thirrje për respekt dhe ndjeshmëri ndaj të tjerëve, duke e vendosur veten në vendin e një personi tjetër kur është në rrugë” tha Drejtoresha e Përgjithshme e FIA Region I, Laurianne Krid.

Rritja e sigurisë rrugore është një nga fushat kryesore të FIA-s dhe FIA Region I. Fushata “Drive with Care” është përkthyer në 23 gjuhë dhe do të shpërndahet në 21 vende në të gjithë Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Fushata e FIA ​​Region I për Sigurinë Rrugore mbështetet nga Granti i FIA-s për Sigurinë Rrugore.

Rreth FIA Region I

E themeluar në vitin 1904, Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) bashkon organizatat kryesore kombëtare të automobilizmit nga 146 vende në mbarë botën dhe është organi qeverisës për motorsportin. Zyra e FIA ​​Region I, me seli në Bruksel, është një organ që përfshin 101 Klube Mobiliteti që përfaqësojnë mbi 36 milionë anëtarë nga e gjithë Evropa, Lindja e Mesme dhe Afrika.

Zyra e FIA ​​Region I synon:

  • Së pari, të sigurojë përfaqësim dinjitoz të interesave të Klubeve Anëtare Evropiane ndaj institucioneve të Bashkimit Evropian – për shembull për sigurinë rrugore, mbrojtjen e konsumatorëve, mbrojtjen e mjedisit dhe promovimin e automobilizmit të qëndrueshëm;
  • Së dyti, për të krijuar lidhje dhe për të mbështetur shkëmbimin e praktikave më të mira ndërmjet Klubeve tona Anëtare në të gjithë Evropën, Afrikën dhe Lindjen e Mesme, dhe;
  • Së treti, të angazhohet në fushata të reja së bashku me klubet e automobilizmit në të gjithë rajonin, siç është fushata e FIA-s për Sigurinë Rrugore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here