Dita e Përkujtimit të Viktimave të Trafikut Rrugor, ndiqni mesazhin e Jean Todt

0
849

Dy ditë më parë, FIA dhe 240 klubet anëtare të saj mbështetën Ditën Botërore të Përkujtimit të Viktimave të Trafikut Rrugor (WDR) me mesazhin “Jeta nuk është një pjesë makine”.

E krijuar nga Federata Evropiane e Viktimave të Trafikut Rrugor (FEVR) që prej 1995 dhe e miratuar nga Kombet e Bashkuara që në 2005-ën, WDR përkujton miliona të vdekur ose të plagosur në rrugët e botës, apo edhe të afërmit që janë prekur duke humbur njerëzit e dashur. Kjo ditë synon të tërheqë vëmendjen ndaj ngarkesës emocionale dhe ekonomike që përfaqësojnë aksidentet në rrugë, të njohin vuajtjet e viktimave të përplasjeve rrugore dhe të falënderojnë shërbimet e urgjencës që punojnë çdo ditë për të shpëtuar jetë në rrugë.

Lidhur me shtyllën e tretë të Dekadës së Aksionit për Sigurinë në Rrugë, 2011-2020 dhe në përputhje me temën e Konferencës së tretë Ministrore për Sigurinë Rrugore që do të mbahet në Stokholm në shkurt 2020, tema e këtij viti është “Jeta nuk është një pjesë makine”. Kjo thekson se jeta e njeriut nuk mund të zëvendësohet nëse thyhet.

Presidenti i FIA-s, Jean Todt, i cili është njëkohësisht edhe i Dërguari Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Sigurinë Rrugore, deklaroi: “Çdo vit, 1.35 milionë njerëz vdesin në rrugët e botës dhe 20 deri në 50 milionë mbeten të plagosur rëndë. Përplasjet në rrugë janë shkaku numër 1 i vdekjes tek njerëzit nga 5 në 29 vjeç. Sot, me rastin e Ditës Botërore të Përkujtimit të Viktimave të Trafikut Rrugor, do të dëshiroja që të gjithë të ndalen një moment dhe të mendojnë për viktimat, si dhe familjet dhe miqtë e panumërt, të cilët preken tragjikisht nga përplasjet në rrugë. Unë gjithashtu do të paguaj një kontribut që do të shkojë për ekipet e përkushtuara të urgjencës që po bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe të inkurajoj të gjithë që ta kthejnë sigurinë rrugore në përparësi”.

Me ftesë të FEVR, Jean Todt gjithashtu mori pjesë me një video-konferencë në një event për sigurinë rrugore që u mbajt më 18 Nëntor 2019 në Zyrat Qendrore të Komisionit Evropian në Bruksel.

FIA dhe Klubet anëtare të saj, e kanë pasur gjithmonë prioritet sigurinë rrugore, duke punuar rregullisht me palët e tjera të aspektit të lëvizshmërisë për të mbledhur liderët botërorë për këtë çështje. Dita Botërore e Përkujtimit të Viktimave të Trafikut Rrugor është një mundësi e rëndësishme për të rritur ndërgjegjësimin për sfidën e sigurisë rrugore dhe nevojën urgjente për aksion.

Kampionatet e FIA ndihmuan gjithashtu WDR duke organizuar foto familjare me pilotët e tyre në Brazil, Australi dhe Kinë.

Më poshtë mund të ndiqni mesazhin e dedikuar të Jean Todt:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here