Kampionati Go-Kart 2019/ Edicioni i 2-të mbyllet me ceremoninë e dhënies së çmimeve

0
1302

Një pasion i lindur, shumë sakrifica dhe sfida për të kaluar, ndërsa në fund ka një…shpërblim. Kampionët e edicionit të 2-të të Kampionatit Kombëtar Go-Kart 2019 shijuan emocionet e çmimeve pas një kompeticioni me rivalitet dhe të luftuar fort deri në garën e fundit. Rreth 40 pilotë morën pjesë në gjashtë garat e kampionatit për kategorinë Meshkuj, ndërsa u zhvilluan edhe gara për Kategorinë Femra, U-16 dhe Junior.

Të premten e kaluar në ambientet e Expocity Albania u zhvillua edhe ceremonia e dhënies së çmimeve për kampionët e rinj të kampionatit të organizuar nga Automobile Club Albania. Eventi nisi me shpërndarjen e Çertifikatave të Mirënjohjes për marshallët që asistuan në zhvillimin e garave.

Më pas, Sekretari i Përgjithshëm i Auto Club Albania, Eridon Lameborshi i dorëzoi “Çmimin Special” të vetmes femër që mori pjesë në të gjitha garat e kampionatit, Aretisa Gjikës. Një histori frymëzimi për çdo vajzë të re që të ndjekë pasionin e saj duke u afruar drejt motorsportit, pa u ndikuar nga paragjykimet.

Për sa i përket Kategorisë Junior, iu dhanë çmime tre fituesve:

1.Rejan Tufa

2.Erni Tufa

3.Enea Sakuli.

Në Kategorinë U-16 iu dhanë çmime tre pilotëve:

1.Kristofor Mjeshtri

2.David Pilika

3.Frojdi Pirra.

Ndërsa, në Kategorinë Meshkuj, Presidenti i Automobile Club Albania, z.Niko Leka dorëzoi çmimet për tre pilotët fitues:

1.Indri Hoxha

2.Frenkli Mema

3.Gentjan Shaqiri.

Një ceremoni ku pilotët patën mundësinë për të diskutuar në lidhje me motorsportin duke ndarë eksperienca të ndryshme me synimin për të përmirësuar dhe zhvilluar edhe më tej këtë sport në vendin tonë.

Takohemi sërish vitin tjetër me më shumë pilotë, emocione, spektakël dhe surpriza.

Na ndiqni…

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here