Aksidentet rrugore, përfaqësuesi i Auto Club Albania në “Opinion”

0
751

Aksidentet rrugore vazhdojnë të jenë një prej çështjeve më shqetësuese në vendin tonë. Sipas statistikave zyrtare më të fundit, gjatë këtij viti, nga Janari e deri në Gusht, në aksidentet rrugore kanë humbur jetën 157 persona. Ndërsa, nga Shtatori e deri në 26 Tetor 2019, kanë humbur jetën 39 persona. Shifra alarmante.

Dy ditë më parë, në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në TV Klan, u trajtua pikërisht tema e aksidenteve rrugore ku ishte i ftuar edhe përfaqësuesi i Auto Club Albania, z.Eno Zeneli. Ky i fundit e vuri theksin te mosha mesatare e makinave në vendin tonë që është 20-vjeçare dhe te mirëmbajtja e rrugëve, të cilat kanë shumë probleme, duke sjellë më pas aksidente të shumta me pasoja fatale.

Më tej, Zeneli shpjegoi edhe një studim të Bashkimit Evropian të bërë disa vite më parë që liston rrugët e Shqipërisë sipas yjeve që ato marrin.

Auto Club Albania si anëtare e FIA-s, është e angazhuar maksimalisht për edukimin e fëmijëve për sigurinë rrugore ku ka organizuar 9 edicione të Konkursit Kombëtar “Të Sigurt mbi dy Rrota”. Në edicionin e fundit këtë vit morën pjesë 1720 fëmijëve të moshës 10-12 vjeç. Gjithashtu, Klubi i Automobilit të Shqipërisë është aktiv me fushata të ndryshme në lidhje me sigurinë rrugore.

Ndërtimi i rrugëve, mirëmbajtja e tyre, sjellja e drejtuesit të mjetit si edhe siguria e makinës janë elementët thelbësorë për sa i përket sigurisë në rrugë.

Më sipër mund të ndiqni emisionin “Opinion” të dy ditëve më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here