Petrela Grand Prix

Pa mbaruar ende mirë pushimet e fundvitit, organizatorët e Off Road Club Albania ishin përgatitur tërësisht për organizimin e një prej garave më të veçanta Petrela Grand Prix. Viti 2008 filloi me një garë të re, me një format të ri dhe me shumë kategori të reja. Kështu gjatë vitit do të organizohet Kampionati Kombëtar i Motorsportit dhe Petrela Grand Prix ishte veçse gara e parë e cila u zhvillua në data 4, 5, dhe 6 Janar. Sidoqoftë risitë nuk mbarojnë këtu sepse gara përbëhej nga tre trajektore me nivele të ndryshme vështirësie duke filluar nga asfalti e deri tek shtrati i lumit Erzen.
Po ashtu edhe kategoritë që mund të garoje ishin 6 (njëra prej tyre, rally cross, u anullua për arsye sigurie)

Kategoritë
Garat u zhvilluan në shtunën në datën 5 dhe të dielën në datën 6 Janar. Organizuesit kishin marrë masat e nevojshme që gjithçka të shkonte mirë dhe pa probleme në garë përveç motit, i cili sigurisht nuk varej prej tyre. Garat në të gjitha kategoritë përfunduan me sukses duke përjashtuar një aksident ku njëri prej pilotëve doli jashtë rruge nga shpejtësia e lartë dhe kushtet jo të mira të rrugës dhe motit, por që fatmirësisht nuk pati viktima.

Ja disa nga fotot e eventit: