Rally i Salentos, pilotët e interesuar për të marrë pjesë, të kontaktojnë me Auto Club Albania

0
736

Pas një viti mungesë, për shkak të pandemisë Covid-19, rikthehet sërish një prej garave më të vjetra dhe emocionuese të motorsportit në Itali, “Rrally i Salentos”. Gara që ka nisur më 1957-ën dhe organizohet nga Klubi i Automobilit të Leçes, është shndërruar vit pas viti në një prej eventeve më të rëndësishme dhe spektakolare të motorsportit në vendin fqinj.

Këtë vit, gara është vendosur të zhvillohet në datat 21-22 Maj në Salento, Itali.

Pilotët e interesuar për të marrë pjesë në këtë event të rëndësishëm dhe spektakolar të motorsportit në Itali, mund të kontaktojnë me Auto Club Albania. Gara është e vlefshme edhe për Kampionatin Europian të Rally-t.

Një eksperiencë unike për çdo pilot që merr pjesë në këtë garë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here