Jeni gati për spektakël dhe risi? Cross Car, disiplina më e re në motorsportin shqiptar

0
862

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë për disiplinën Cross Car dhe për makinat me të njëjtin emër që tashmë kanë mbërritur në vendin tonë dhe shumë shpejt do të zhvillohen garat në këtë disiplinë.

Në video mund të ndiqni prezantimin e makinës Cross Car nga tre pilotë me eksperiencë dhe të apasionuar pas garave të motorsportit, (Gentjan Shaqiri, Indri Hoxha dhe Julian Sami), pjesëmarrës të rregullt në Kampionatin Kombëtar Go-Kart dhe evente të tjera të motorsportit që zhvillohen në vendin tonë.

Më shumë detaje në ditët në vazhdim.

Shikim të këndshëm!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here