Telefonata automatike kur ka aksident rrugor, detyrim për të gjitha automjetet

0
1160

Në Dhjetor 2019, Klubi i Automobilit të Gjermanisë (ADAC) publikoi kërkime që zbulojnë deficite në shpërndarjen dhe hartimin e sistemeve eCall. Në aksidente të rënda, sistemet e automatizuara të thirrjeve emergjente (eCall) mund të jenë vendimtare. Kjo është edhe arsyeja pse legjislacioni i Bashkimit Evropian u kërkon automjeteve që prezantohen për miratimin e tipit që prej 1 Prillit 2018, të jenë të pajisura sistemin evropian eCall.

Kërkimet e realizuara nga ADAC në Gjermani kanë zbuluar se vetëm një pakicë e automjeteve përkatëse është e pajisur me eCall e lidhur direkt me numrin e emergjencës civile, 112. Në të vërtetë, prodhuesve u lejohet të përdorin sistemin e tyre të eCall, ku telefonatat shkojnë në qendrat e thirrjeve të prodhuesve dhe pastaj përcillen te 112. Sipas kërkimeve të ADAC, sistemet eCall të prodhuesve mund të vonojnë përgjigjen ndaj një aksidenti ose të japin një informacion të pasaktë.

Prandaj, ADAC bën përpjekje për të edukuar drejtuesit e mjeteve në lidhje me ndryshimet midis sistemit publik 112 eCall dhe sistemeve eCall që janë të prodhuesve. Duke marrë parasysh potencialin e madh të sistemeve të automatizuara eCall, ADAC kërkon që 112 eCall të bëhet detyruese për të gjitha automjetet e reja, pa përjashtim, sa më shpejt që të jetë e mundur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here