“Girls on Track”, programi i suksesshëm i FIA-s afron 1000 vajza në motor sport

0
721

Kampionati Botëror ABB FIA Formula E rikthehet në Kili për herë të tretë në histori, ndërsa iniciativa e FIA-s, “Girls on Track” do të jetë prezente për herë të parë në çmimin e Santiagos në datat 17 dhe 18 Janar 2020. Eventi i parë i këtij lloji në Kili synon të promovojë barazinë gjinore në motor sport. Vajzat ndërmjet moshës 8-18 vjeç njihen me shanset e një karriere të mundshme në motor sport nëpërmjet aktiviteteve inovative dhe edukative. Programi i FIA-s synon që të mbështesë pjesëmarrjen globale të femrave në këtë sport.

Eventi pason hapjen e sezonit në Diriyah dhe janë një numër rekord vajzash duke pritur aktivizimin që synon njohjen e tyre me një karrierë të mundshme në motor sport. Gjatë dy ditëve të eventit pritet të angazhohen 400 pjesëmarrëse në workshop-e inovative dhe tërheqëse që përfshin kartingun, trajnimin me simulator dhe sfidat STEM.

Eventi në Santiago është një mundësi për programin “Girls on Track” që të frymëzojë dhe inkurajojë vajzat ndërmjet moshës 8 deri në 18 vjeç për të konsideruar mundësinë e përfshirjes brenda ose jashtë piste dhe për të promovuar barazinë gjinore në motor sport.

Ambasadorja e FIA Women në Motorsport, Tatiana Calderón tha: “Iniciativa si ‘Girls on Track’ janë thelbësore për të frymëzuar, fuqizuar dhe edukuar vajzat me njohuri dhe aftësi për të konsideruar mundësinë e përfshirjes në motor sport. Është kënaqësi të shohësh këtë event në Kili, që ndihmon në rritjen e ndërgjegjësimit dhe shtimin e femrave pjesëmarrëse në këtë sport në Amerikën e Jugut”.

Gjatë eventit, vajzat do të marrin pjesë në një numër aktivitetesh si trajnimi mediatik, nëpërmjet të cilit pjesëmarrëset do të mësojnë nga gazetarët e motor sportit se si të raportojnë nga një event gare. Vajzat pjesëmarrëse do të mësojnë si të përgatisin një lajm dhe të japin një intervistë në kamera, ndërsa zhvillojnë vetëbesimin dhe aftësitë personale. Një workshop teknik do të zhvillojë njohuri të shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës, ndërsa do të argëtohen në kontekstin e motor sportit. Pjesëmarrëset do të inkurajohen që të bëhen kreative, të punojnë si një skuadër dhe të shohin përpara në lidhje me mundësinë e karrierës në këtë industri. Gjithashtu, do të ketë edhe një takim edukimi që synon të informojë vajzat në lidhje me efektet e ndryshimit të klimës duke ju demonstruar se çfarë ato mund të bëjnë për të pasur ndikim në mjedis. Eventi i ndarë në tre aktivitete që janë njëkohësisht argëtuese dhe edukative, synon që të zhvillojë praktika që ato mund ti adoptojnë për të pasur një mënyrë jetese më të qëndrueshme.

Një aktivitet simulues do ti drejtojë pjesëmarrëset nëpërmjet praktikave thelbësore të drejtimit të kartit së bashku me një instruktor. Ky i fundit do tu shpjegojë pikat e frenimit dhe kthesat, ndërsa kur të kenë mbërritur në dy xhiro të kronometruara, atëherë do të shohin angazhimin e tyre për të kapur kohën më të mirë. Vajzat do të provojnë gjithashtu se çfarë ndjesie ka që të jesh një pilote. Pas një xhiroje praktike, vajzat do të nisin xhirot e para konkurruese, një mundësi dhe eksperiencë unike për të nisur një karrierë kartingu.

“Vajzat e reja duhet të dinë se një karrierë në motor sport si pilote, marshalle apo inxhiniere është e arritshme dhe iniciativa ‘FIA Girls on Track’ po frymëzon një gjeneratë të re vajzash që të ndjekin ëndrrat e tyre”, deklaroi Silvia Bellot që është Drejtore e Garave në FIA dhe anëtare e Komisionit Femrat në Motorsport.

Programi i FIA-s, “Girls on Track” që ka nisur në Shkurt 2019 në çmimin e Mexico City dhe gjatë një viti u përfshinë rreth 1000 vajza në botën e motor sportit në katër evente të ndara në Evropë, Amerikën Qendrore dhe Lindjen e Mesme. Programi synon që të japë një kontribut të prekshëm për sa i përket synimit të FIA-s për barazinë gjinore si edhe të mbështesë Autoritetet Sportive Kombëtare (ASN-të) me afrimin e femrave në motor sport. Federata Kiliane e Automobilizmit (FADECH) do të jetë pritësja e eventit të parë të 2020-ës, ndërsa Presidenti i saj, Mauricio Melo Avaria tha: “Jemi të kënaqur që të mirëpresim programin e FIA-s, ‘Girls on Track’ në Kili dhe të shohim përpara për të punuar së bashku në promovimin e barazisë gjinore në motor sport”.

Aktivitetet e “Girls on Track” do të zhvillohen në “E-Village” në Çmimin e Santiagos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here