“Të sigurt mbi dy rrota’’, finale mbresëlënëse në Gjenevë/ Video

0
973

Klubi i Automobilit të Shqipërisë (ACA), pas një rrugëtimi të gjatë në 11 qytete të Shqipërisë, me një pjesëmarrje masive prej 104 shkollash 9-vjeçare publike dhe jo-publike dhe të 1720 fëmijëve të moshës 10-12 vjeç, mbylli me sukses fazën finale të Konkursit Kombëtar Edukativ nën moton “Të Sigurt mbi Dy Rrota 2019”.

Fitues të këtij konkursi argëtues dhe edukativ njëkohësisht u shpall Shkolla 9-vjeçare publike “Pjetër Budi” në Tiranë.

Ekipi fitues përfaqësohet nga:

1.Arian Shehu – trajner

2.Mikea Bilushi – nxënëse

3.Sara Hudhri – nxënëse

4.Fabio Kola – nxënës

5.Arelt Çeço – nxënës

Ambasadorët e sigurisë rrugore do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian “European Traffic Education Contest (ETEC 2019), i cili këtë vit do të zhvillohet në Gjenevë të Zvicrës në datat 12-15 Shtator 2019. FIA ka publikuar edhe spotin zyrtar të këtij aktiviteti shumë të rëndësishëm për edukimin e fëmijëve përsa i përket sigurisë rrugore, respektimit të rregullave dhe më pas zbatimit të tyre në vazhdimësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here