Automjetet historike, FIA rinovon marrëveshjen me Federatën Ndërkombëtare

0
246

Më 26 qershor 2019 në selinë e FIA-s në Paris, presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, Jean Todt dhe presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automjeteve Historike(FIVA), Patrick Rollet, firmosën rinovimin e marrëveshjes FIA-FIVA për të mbrojtur dhe promovuar përdorimin e sigurt, të lirë dhe të pakufizuar të automjeteve historike dhe trashëgimisë sw tyre kulturore.

Kjo marrëveshje zëvendëson atë të vitit 1999 dhe konsolidon marrëdhënien e gjatë mes këtyre dy Federatave. Ajo synon të përmirësojë koordinimin, të rrisë bashkëpunimin dhe të lejojë një monitorim më të mirë të aktiviteteve të përbashkëta, sidomos falë riaktivizimit të Komitetit të Marrëdhënieve(RC) mes FIA-s dhe FIVA-s.

Komiteti i Marrëdhënieve(RC) do të identifikojë dhe investigojë problemet e përbashkëta të këtyre dy Federatave dhe do të formulojë strategji për ti zgjidhur ato. Gjithashtu, do të koordinojë aktivitete me interes të përbashkët, koordinojë dhe mbikëqyrë kontaktet mes dy Federatave dhe organeve të tjera të jashtme. Komiteti i Marrëdhënieve ka të drejtë të japë këshilla për trajtimin e mosmarrëveshjeve, kurdo që të jetë e nevojshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here