Shqipëria përfaqësohet nga Andri Gjoka në FIA Esports South European Cup 2022

0
474

Shqipëria do të përfaqësohet nga piloti Andri Gjoka në këtë kompeticion që zhvillohet për herë të parë. Pas suksesit në FIA Motorsport Games, ky është një turne zyrtar i zonës FIA i mbështetur nga Programi i Granteve Sportive të FIA-s dhe i organizuar nga Federata Kroate e Automobilizmit dhe Kartingut.

Kupa e parë FIA ​​Esports në zonën e Evropës Jugore do të zhvillohet në platformën Assetto Corsa Competizione për dy ditë me radhë, 19 dhe 20 Dhjetor. Me më shumë se 20 shtete pjesëmarrëse, ky është një hap i madh në garat Esports në ekosistemin e FIA-s. Pikët gjatë kësaj kupe do të llogariten gjithashtu edhe për Kampionatin e Zonës së Evropës Qendrore 2022 (CEZ-FIA).

Kompeticioni është i ndarë në katër gara:

Gara 1 – Pista e Monza-s, 19 Dhjetor, ora 18:00 (Kohë me diell)

Gara 2 – Pista e Katalunja-s, 19 Dhjetor, ora 20:00 (Kohë me diell)

Gara 3 – Pista e Spa-Francorchamps, 20 Dhjetor, ora 18:00 (Kohë me shi)

Gara 4 – Pista e Nurburgring, 20 Dhjetor, ora 20:00 (Kohë me diell)

Në çdo garë, pilotët e renditur në 10 vendet e para, do të marrin pikë të vlefshme për kampionatin:

Vendi i parë – 25 pikë, vendi i dytë – 18 pikë, 15, 12, 10, 8, 6, 4, 2 dhe një pikë për vendin e 10-të. Pas katër garave, piloti me më shumë pikë do të shpallet kampion i Kupës së Evropës Jugore në FIA ​​Esports.

Pilotët do të garojnë me makinat e kategorisë GT3 në platformën Assetto Corsa Competizione.

Garat mund ti ndiqni Live Stream në faqen e ACA-s në Facebook ose në faqen e web-it:

https://aca.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here