Shqipëria u përfaqësua nga piloti Andri Gjoka në FIA Esports South European Cup 2022 që u zhvillua për herë të parë. Pas suksesit në FIA Motorsport Games, ky ishte një turne zyrtar i zonës FIA i mbështetur nga Programi i Granteve Sportive të FIA-s dhe i organizuar nga Federata Kroate e Automobilizmit dhe Kartingut.
Kupa e parë FIA Esports në zonën e Evropës Jugore u zhvillua në platformën Assetto Corsa Competizione për dy ditë me radhë, 19 dhe 20 Dhjetor. Ky event ishte i vlefshëm edhe për Kampionatin 2022 FIA Esports të Zonës së Evropës Qendrore (CEZ-FIA).
Kompeticioni ishte i ndarë në katër gara:
Gara 1 – Pista e Monza-s, 19 Dhjetor, ora 18:00 (Kohë me diell)
Gara 2 – Pista e Katalunja-s, 19 Dhjetor, ora 20:00 (Kohë me diell)
Gara 3 – Pista e Spa-Francorchamps, 20 Dhjetor, ora 18:00 (Kohë me shi)
Gara 4 – Pista e Nurburgring, 20 Dhjetor, ora 20:00 (Kohë me diell)
Në renditjen finale të FIA Esports South European Cup 2022, Andri Gjoka u rendit në vendin e 14 me 1 pikë, ndërsa në renditjen e vlefshme për Kampionatin 2022 FIA Esports për Zonën e Evropës Qendrore, u rendit në vendin e 12 me 1.5 pikë.