Shqipëria në Konkursin Evropian “ETEC 2019”, shijoni videon e finales

0
758

Shqipëria mori pjesë edhe këtë vit në finale e Konkursit Evropian “European Traffic Education Contest” që u zhvillua më 12-14 Shtator në Gjenevë. Ekipi shqiptar u përfaqësuar nga katër nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Pjetër Budi” dhe trajneri i tyre:

1.Arian Shehu – trajner

2.Mikea Bilushi – nxënëse

3.Sara Hudhri – nxënëse

4.Fabio Kola – nxënës

5.Arelt Çeço – nxënës

Më sipër mund të ndiqni videon përmbledhëse të fazës finale të publikuar nga FIA Region I.

Klubi i Automobilit të Shqipërisë që është pjesë e FIA-s, pas një rrugëtimi të gjatë në 11 qytete të Shqipërisë, me një pjesëmarrje masive prej 104 shkollash 9-vjeçare publike dhe jo-publike dhe të 1720 fëmijëve të moshës 10-12 vjeç, mbylli me sukses fazën finale të Konkursit Kombëtar Edukativ nën moton “Të Sigurt mbi Dy Rrota 2019” në maj të këtij viti, ndërsa ekipi fitues përfaqësoi flamurin kuqezi në finalen e Konkursit Evopian.

Konkursi është krijuar më 1986. Faza finale zhvillohet çdo vit në shtator në vendin pritës që caktohet më parë. Çdo klub anëtar që merr pjesë, përzgjedh një ekip me dy vajza dhe dy djem të moshës 10-12 vjeç që marrin pjesë në finale. Në këtë event marrin pjesë rregullisht 22 shtete. Konkursi konsiston në ushtrime teorike dhe praktike të fëmijëve në biçikleta duke u dhënë njohuri në lidhje me rregullat e qarkullimit rrugor dhe respektimin e tyre.

Gjithashtu, duhet të falënderojmë edhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR-së) për mbështetjen që i ka dhënë ekipit shqiptar për pjesëmarrjen në fazën finale të Konkursit Evropian “ETEC 2019”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here