Ekipi i ACA-s në Konkursin Evropian “RPTfE 2019”, ndiqni videon e aktivitetit

0
911

Automobile Club Albania që është anëtare me të drejta të plota e FIA-s, përfaqësohet edhe këtë vit me ekipin e vet të asistencës rrugore në Konkursin Evropian “Road Patrol Training for Excellence 2019”.

Ben Burda, Gazmend Brahimi dhe Marin Gjika janë tre pjestarët e grupit që marrin pjesë në këtë konkurs të përvitshëm evropian që po zhvillohet nga data 1 deri më 4 Tetor në Utreht, Holandë.

FIA Region I dhe ARC Europe Group prej disa vitesh kanë bashkuar forcat për të krijuar një trajnim më të mirë për ekipet e patrullimit rrugor të klubeve anëtare. Trajnimi synon të rrisë standardin e përgjithshëm të shërbimeve të asistencës në rrugë, të ofruara nga ekipet pjesëmarrëse të patrullës rrugore dhe të arrihet një nivel i lartë universal për cilësinë e shërbimeve të ofruara nga klubet anëtare të FIA Region I dhe pjestarët e ARC Europe Group në të gjithë Evropën.

Pjesëmarrësit në Trajnimin e Patrullës Rrugore për Përsosmëri, përfitojnë nga aksesi në makina të markave të ndryshme që janë nën kontratë me ARC Europe Group dhe mësojnë rreth shkaqeve të zakonshme të prishjes, informacione specifike për riparimin dhe teknologjitë e reja të makinave për secilën nga këto marka. Aktiviteti përfshin njëkohësisht, trajnimet dhe seancat e vlerësimit dhe pas përfundimit, jepet një çertifikatë trajnimi. Ekipi që do të arrijë rezultatet më të larta gjatë seancave të vlerësimit, do ti jepet titulli “Ekipi i Vitit të Patrullës Rrugore”.

Më sipër mund të ndiqni videon përmbledhëse të fillimit të aktivitetit me mbërritjen e ekipeve. Në video shfaqen edhe tre pjesëtarët e skuadrës që përfaqësojnë ACA-n dhe Shqipërinë në këtë konkurs.

I urojmë suksese ekipit të ACA-s.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here