Rikthehet Formula 1, Mercedes shpall objektivin madhor

0
568

Kampionati më i ndjekur i motorsportit në botë, Formula 1 do të startojë fundjavën e ardhshme më 14 Mars me provat e lira dhe një ditë më pas gara në pistën e Australisë. Dhjetë skuadrat (Alfa Romeo, Aston Martin Red Bull, Haas F1 Team, McLaren F1 Team, Mercedes AMG Petronas Motorsport, Renault F1 Team, ROKiT Williams, AlphaTauri Honda, Ferrari, SportPesa Racing Point F1 Team) do të garojnë në kampionat me nga dy pilotë dhe janë gati për të nisur “luftën” në pistë. Makinat e reja janë prezantuar, ndërsa pilotët kanë zhvilluar edhe testet e para. Ky vit është special për Formula 1, pasi do të zhvillohet kampionati i 70-të.

Një kampionat që nis ndryshe nga vitet e tjera, për shkak të frikës nga përhapja e Koronavirusit në shumë shtete të botës. Disa javë më parë, FIA vendosi shtyrjen e garës të vlefshme për Çmimin e Madh të Kinës, e programuar të zhvillohej më 19 Prill. Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit është duke monitoruar me vëmendje maksimale situatën botërore të shkaktuar nga përhapja e Koronavirusit.

Mercedes me kampionin e Botës, Lewis Hamilton dhe Ferrari me Charles Leclers janë edhe pretendentët kryesorë që synojnë titullin kampion për këtë sezon.

Ndërkaq, skuadra Mercedes ka shprehur sërish angazhimin e saj për sa i përket ambientit. Ekipi gjerman ka njoftuar se është përqendruar në arritjen e synimit që të jetë një skuadër me zero emetim karboni për gjithçka lidhet me teknologjinë dhe menaxhimin. “Makina jonë do të arrijë zero emetim karboni në vitin 2020 dhe ne inkurajojmë në mënyrë aktive Formulën 1 të ndërmarrë hapa më ambicioz drejt balancimit të CO2 për të gjithë sportin dhe të jetë një udhërrëfyes drejt një të ardhme të qëndrueshme”, thuhet në njoftimin zyrtar të Mercedes.

“Është e mahnitshme të shikosh që Mercedes e merr këtë përgjegjësi për qëndrueshmërinë, duke bërë përpjekje të mëdha për të arritur qëllimin. Unë synoj të jap një kontribut idesh për këtë transformim”, deklaroi kampioni i botës, Lewis Hamilton.

Ndërkaq, për kalendarin e garave, lajmet më të fundit nga Formula 1 dhe gjithçka që ka lidhje me kampionatin më të ndjekur të motorsportit në botë, klikoni në linkun më poshtë:

https://www.formula1.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here