FIA publikon guidën për parkimin e personave me aftësi të kufizuar, si mund të përfitoni

0
575

FIA është gjithmonë e angazhuar dhe i kushton vëmendje maksimale shtresave më të rrezikuara në rrugë. Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit ka mundësuar guidën e saj për personat me aftësi të kufizuara që udhëtojnë çdo ditë në rrugët e botës.

Të gjithë personat me aftësi të kufizuar që drejtojnë automjete apo motorë, mund të klikojnë në linkun e mëposhtëm dhe të ndjekin udhëzimet për të pasur mundësinë që të parkojnë pa pengesa në shtetet që ata udhëtojnë në të gjithë botën:

http://www.disabledmotorists.eu/

Ndërkaq, në janar të këtij viti, FIA ka publikuar një video me titull “A do të?”, që synon sensibilizimin e drejtuesve të mjeteve për të mos keqpërdorur parkimet e dedikuara për personat me aftësi të kufizuara.

Synimi i videos “A do të?” (mund ta ndiqni më sipër), nuk është vetëm që të tregojë ndikimin e këtij akti te drejtuesit me aftësi të kufizuara, por njëkohësisht të kthejë vëmendjen rreth kësaj çështje duke krahasuar keqpërdorimin e hapësirave të parkimit për drejtuesit me aftësi të kufizuara, me sjellje të tjera anti-shoqërore.

FIA, nëpërmjet Komisionit të saj për personat me Aftësi të Kufizuar, i drejtuar nga pilotja tetraplegjike, Nathalie McGloin, është e përkushtuar për të promovuar zgjidhje të aksesueshme dhe gjithëpërfshirëse të transportit për të gjithë përdoruesit e rrugës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here