#RaceAtHome 7/ Gara e Le Mans zhvillohet për herë të parë virtualisht

0
584

Në episodin e 7-të të revistës javore digjitale të FIA-s, “#RaceAtHome” do të keni mundësinë të ndiqni përmbledhjen e garës “24 orët e Le Mans” që për herë të parë në historinë e vet është zhvilluar on-line, kjo për shkak të pandemisë Covid-19.

Presidenti i FIA-s, Jean Todt në fjalën e tij për këtë event shprehet: “Është një mënyrë e re për t’iu përgjigjur kësaj situatë të paprecedentë që po kalojmë me Covid-19. Kjo mënyrë e re ‘e-gaming’ që ka nisur vitin e kaluar në FIA Motorsport Games në Romë, po zhvillohet dhe gjatë kësaj periudhe pandemie, po provojmë mënyra të reja për të zhvilluar motorsportin”.

Në garën e fundit viruale “24 orët e Le Mans” morën pjesë më shumë se 200 pilotë dhe 50 makina.

Shikim të këndshëm!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here