Përfundon Konkursi Kombëtar “Të Sigurt mbi Dy Rrota 2023”/ Fiton Shkolla “Ismail Qemali” e Shkodrës

0
226

Automobile Club Albania zhvilloi këtë vit Edicionin e 12-të të Konkursit Kombëtar Edukativ “Të Sigurt mbi Dy Rrota 2023”. Një event që u shtri në 10 qytete të Shqipërisë, Tiranë, Elbasan, Korçë, Pogradec, Durrës, Lezhë, Vlorë, Fier, Berat dhe Shkodër me pjesëmarrjen e 116 shkollave dhe rreth 4600 nxënës.

Të shtunën në datën 10 Qershor, në ambientet e Expocity Albania u zhvillua Finalja Kombëtare me pjesëmarrjen e 12 shkollave fituese dhe 48 nxënësve. Një konkurs dedikuar fëmijëve të moshës 10-12 vjeç. Falë stafit të profesionistëve të ACA-s, fëmijët argëtohen dhe edukohen me mënyrat më të sigurta të lëvizjes me biçikletë. Nëpërmjet një cikli zbavitës ushtrimesh me biçikletë, synohet të nguliten në ndërgjegjen e fëmijëve rregullat bazë të sigurisë në rrugë. Në kushtet e vendit tonë, Automobile Club Albania synon që nëpërmjet fëmijëve të sensibilizohen edhe prindërit e tyre.

Finalja Kombëtare u mbyll me tre shkollat e renditura në vendet e para si më poshtë:

  1. Ismail Qemali (Shkodër)
  2. 100-Vjetori i Pavarësisë (Fier)

3️. Koli Gusho (Pogradec)

Shkolla “Ismail Qemali” do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian për Sigurinë Rrugore (ETEC 2023) që do të zhvillohet në Tivar të Malit të Zi në muajin Shtator. Një Konkurs që organizohet prej 37 vitesh nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA).

Faleminderit Sponsorëve tanë: Union Bank Albania dhe Unionnet Wester Union.

Gjithashtu, falënderojmë edhe institucionet partenere në këtë Konkurs: Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Ministrinë e Brendshme, Bashkinë Tiranë, Drejtorinë e Policisë Rrugore në Policinë e Shtetit si edhe Ujin Spring për mbështetjen në Finalen Kombëtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here