Hill Climb “Trofeu Skënderbej” më 1-2 Korrik 2023/ Njoftim i Rëndësishëm për Pilotët

0
702

Formulari i regjistrimit – Të gjithë pilotët pjesëmarrës mund të bëjnë regjistrimin online në linkun në vijim: http://www.kstiming.com/cez/lista.php, por është e detyrueshme edhe paraqitja e “Entry Form” (e firmosur nga piloti dhe vulosur nga klubi përkatës). Për të mos u vonuar me kontrollin administrativ, ju sugjerojmë që “Entry Form” të dërgohet me e-mail në adresën [email protected], ndërkohë që edhe mund të paraqitet fizikisht gjatë kontrolleve admininstrative sipas rregullores.

Akomodimi – Organizatori merr përsipër mbulimin e akomodimit vetëm për pilotët që garojnë për FIA CEZ Hill Climb Championship + 1 shoqërues/mekanik, me regjistrim të vlefshëm për FIA CEZ, të cilët regjistrohen deri më datë 20.06.2023.

Tarifat e regjistrimit – Pilotët që garojnë për FIA CEZ Hill Climb Championship, të cilët regjistrohen deri më datë 20.06.2023, gjithashtu do të përjashtohen nga pagesa e tarifës së regjistrimit.

Ju mirëpresim në Edicioni e 8-të të garës Hill Climb “Trofeu Skënderbej”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here