Konkursi Evropian për Sigurinë Rrugore (ETEC 2023) në Mal të Zi/ Shqipëria përfaqësohet nga shkolla “Ismail Qemali” e Shkodrës

0
339

Nga data 22 deri më 25 Shtator 2023, FIA Region I do të jetë në Bar të Malit të Zi për Edicionin e 36-të të Konkursit Evropian për Sigurinë Rrugore që do të organizohet nga Klubi i Automobilit të Malit të Zi (AMSCG).

Konkursi bën bashkë fëmijët e moshës nga 10-12 vjeç për të testuar aftësitë e tyre me biçikletë dhe njohuritë mbi rregullat e qarkullimit rrugor. Qëllimi i konkursit është promovimi i sjelljes së sigurt të përdoruesve të biçikletës dhe sigurisë rrugore që në moshë të re.

20 Klube Anëtare nga 19 vende evropiane do të marrin pjesë në edicionin e këtij viti. Mezi po e presim këtë konkurs.

Shqipëria do të përfaqësohet nga fëmijët e Shkollës “Ismail Qemali” të Shkodrës që fituan Konkursin Kombëtar Edukativ për Sigurinë Rrugore “Të Sigurt mbi Dy Rrota 2023”.

Për më shumë: https://www.fiaregion1.com/events/european-traffic-education-contest-2023/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here