Hill Climb “Trofeu Skënderbej 2022″/ Rruga e Malit të Krujës bllokohet për dy ditë

0
453

Për shkak të garës ndërkombëtare të motorsportit Hill Climb “Trofeu Skënderbej” 2022, ju njoftojmë se Rruga e Malit të Krujës duke nisur nga Restorant Horizont dhe deri në Sarisalltik, do të jetë e bllokuar për të gjitha automjetet dhe këmbësorët këtë fundjavë në datat 11-12 Qershor.

11 Qershor 2022 – Rruga e Malit të Krujës (Restorant Horizont – Sarisalltik) e bllokuar në orarin 08:30-17:00

12 Qershor 2022 – Rruga e Malit të Krujës (Restorant Horizont – Sarisalltik) e bllokuar në orarin 08:30-16:00

Kujdes: Për të ndjekur garën nga afër, të gjithë spektatorët duhet që të jenë të pranishëm në zonat e parashikuara për fansat në orën 08:30, (11 dhe 12 Qershor) duke qenë se pas këtij orari, rruga bllokohet dhe kthehet në një pistë për garën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here