Hill Climb 2020/ Posteri i garës për këtë vit

0
551

Jeni gati për të përjetuar edhe një herë “live” emocionet që të falin garat e motorsportit?! Këtë mundësi ua krijon Auto Club Albania që vazhdon traditën dhe misionin që ka ndërmarrë për të zhvilluar sa më shumë motorsportit në vendin tonë. Për të 7-in vit, ACA do të organizojë garën ndërkombëtare “Trofeu Skënderbej 2020”, e vlefshme për Kampionatin Europian të Zonës së Europës Qendrore (CEZ-FIA) në disiplinën Hill Climb.

Kjo është gara e vetme ndërkombëtare e regjistruar në Federatën Ndërkombëtare të Automobilizmit që zhvillohet në Shqipëri. Ky event do të mbahet më 29 dhe 30 Gusht në Malin e Krujës dhe do të marrin pjesë pilotë shqiptarë dhe nga jashtë vendit.

Jeni gati për spektakël?!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here