Njoftim i rëndësishëm/ Anulohet gara Hill Climb “Trofeu Skënderbej 2020”

0
656

Anulohet gara Hill Climb “Trofeu Skënderbej 2020”. Me keqardhje njoftojmë se për shkak të situatës së vështirë të krijuar së fundmi nga Covid-19 në vendin tonë dhe në zonën CEZ, masave të marra nga vendet e ndryshme, për pasojë pengesave dhe vështirësive të hasura nga pilotët për të udhëtuar lirshëm dhe për të marrë pjesë në gara, shtyrja disa herë e fillimit të sezonit CEZ, Automobile Club Albania në konsultim me bordin e Central European Zone (CEZ), kanë vendosur që gara “Trofeu Skënderbej-Kruja Hill Climb” e vlefshme për kampionatin FIA/CEZ të mos zhvillohet këtë vit.

Shprehim falenderim dhe mirënjohje të thellë për pilotët, sponsorat, partnerët dhe fansat e motorsportit, veçanërisht për ata nga Shqipëria dhe Kosova, që kanë shprehur interesin për pjesëmarrje në garë.

Së shpejti, Automobile Club Albania do të njoftojë kalendarin e garave të tjera të motorsportit që do të zhvillojë gjatë pjesës së mbetur të 2020-ës, duke nisur nga Kampionati Kombëtar i Kartingut.

Faleminderit për mirëkuptimin!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here